Berisha-investitorëve: Gjithçka për suksesin tuaj

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në çeljen e panairit “Klik Expo Group”.Në fjalën e tij, kryeministri Berisha garantoi investitorët se qeveria do të bëjë gjtihçka për të rritur suksesin e tyre në Shqipëri.“Ky është panairi më i madh në historinë e vendit, një panair ku marrin pjesë kompani nga të katër anët e botës në një prezencë të fuqishme të ekonomisë më në rritje të planetit që është Kina. Siguroj investitorët që qeveria do bëjë gjithçka për suksesin në rritje të tyre në Shqipëri. Prania juaj këto ditë është një rast i madh jo vetëm për ti paraqitur konsumatorit potencialet tuaja të mëdha por një rast për tu njohur me potencialet e mëdha të këtij vendi, me përpjekjet dhe arritjet për të krijuar një klimë më miqësore për biznesin” tha Berisha.Ai ka theksuar se qeveria ka ndërmarrë reforma të thella të cilat kanë mbrojtur ekonominë nga kriza e thellë europiane dhe globale."Që në vitet e para dhe në vazhdim ne jemi të bindur se rruga më e sigurtë e mbrojtjes nga kjo krizë është mbështetja ndaj biznesit dhe duke zgjeruar lirinë e tregut. Kjo krizë shumë dimensionale ka si zgjidhje më të sigurtë, rritjen e konkurueshmërisë që do të thotë zhdukjen e barrierave burokratike për biznesin” tha Berisha.Ndërkohë panairi "Klik Expo Klik" ka nderuar me medaljen “Shqiponja e artë”, kryeministrin Berisha, Zv.kryeministrin dhe  ministrin e METE-s Haxhinasto, ish presidentin e Kosovës, Behgjet Pacolli, kreun e bashkisë Tiranë, për kontributin e dhënë e promovimin e investimeve në vend.Edicioni i 19-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës ,”Klik Ekspo Group” do të qëndrojë i hapur deri më datën 30 nëntor.