Sequi: Shqipëria, vend tranzit i burimeve kriminale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2012, 10:08
Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka deklaruar se Shqipëria vazhdon të mbetet vend transit i burimeve kriminale.Duke folur në Workshop-in e organizuar nga Komisioni Europian për investigimin e korrupsionit, ambasadori Sequi ka kërkuar bashkëpunim për të luftuar krimin e organizuar.“Duhet bashkëpunim më i madh për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria vazhdon te jetë tranzit i burimeve kriminale. Ndihma e BE-së do të jetë gjithmonë e pranishme për policinë” tha Sequi.Ndërsa ministri i Brendshëm,Flamur Noka theksoi se policia po bën gjithçka për të sekuestruar asetet kriminale duke shtuar se lufta kundër krimit dhe korrupsionit është përparësi për institucionin që ai drejton.