Fule: Statusi për Shqipërinë është i mundur

Shqipëria nuk i ka humbur të gjitha shanset  për të marrë në dhjetor statusin e vendit kandidat për në BE. Komisioneri për zgjerim në BE  Stefan Fyle nga Zabrebi ku morri pjesë në forumin 4 të  shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor  tha se Shqipëria mund të marrë brenda afatit statusin e vendit kandidat."Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm gjatë vitit të kaluar, sidomos në marrëveshjet  ndër- partiake në procesin e reformave të Bashkimit Evropian, si  dhe plotësimin e një numër reformash  substanciale   të caktuara nga  prioritet e  Komisionit Europian. Ne nuk jemi duke propozuar hapjen e negociatave për anëtarësim, por statusi i kandidatit është brenda mundësive" tha Fule.Për komisionerin për zgjerim BE është i hapur në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe mbështet integrimin e këtyre vendeve. Fyle thotë se para se këto vende të jenë pjesë e Bashkimit europian, duhen plotësuar disa kushte."Sfida e parë në qendër të politikës së zgjerimit  është  sundimi i  ligjit. Kjo është edhe tema e paketës së zgjerimit 2012. Vendet që dëshirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian duhet të fillojë reformat në  të sistemmin  gjyqësor dhe  administratën publike  duke siguruar kornizat të forta  në vend për të parandaluar korrupsionin.   Sfida e dytë horizontale është bashkëpunimi rajonal dhe  në Ballkanin Perëndimor.  Dhe së treti  sfidat ekonomike, përqëndrimi në  nevojën për të konsoliduar stabilitetin ekonomik dhe financiar, në procesin e pranimit  duhet trajtimi i kritereve ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur” tha ai.Sa i përket vendeve të Ballkanit, për komisionerin Fyle, Kosova është gati të hapë negociatat për marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe se propozimi do të bëhet  sapo autoritet të kenë adresuar disa çështje të identifikuara në disa fusha. Sipas tij janë për janë për tu inkurajuar  marrëdhëniet dhe lëvizjet e Serbisë në drejtim të kosovës.Ndërkoë Komisioneri për Zgjerim  Stefan Fyle është shprehur optimist për Kroacinë  ndërsa ka theksuar se në  vitin e ardhshëm do të bëhet  anëtare e BE.