100-vjet pavarësi, Tirana hap sot aktivitetet
Kryeqyteti i Shqipërisë nis sot aktivitetet për 100-vjetorin e pavarësisë për të kulmuar më datën 28 Nëntor, ditën kur u ngrit flamuri.Bashkia e Tiranës ka bërë publike programin e aktivitete që do të organizohen në kryeqytet me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.Kështu ditën e sotme aktivitetet nisin me një ceremoni përkujtimore për ngritjen e flamurit në Tiranë, 100 vjet më parë dhe me inaugurimin e Mozaikut të Flamurit.Më pas, aktivitetet do të vijojnë me çeljen e panairit “Blej produkte shqiptare”, me ekspozitën historike e AQSH “100 vjet Tirana” dhe me një koncert me grupe rock.Ndërsa në orën 17:00 do të zhvillohet ceremonia e inaugurimit të sheshit “Shqiponjës” (rrethrrotullimi i Doganës), në orën 18:30 do të jetë koncerti filarmonik i Orkestrës Rinore Shqiptare, drejtuar nga dirigjenti Aldo Ceccato (TKOB), në 20:00 Koncert me këngë patriotike, me këngëtarë e grupe Rap. Datë 27 Nëntor:10:00 Vazhdon panairi “Blej Produkte Shqiptare”10:00 Koncert me këngëtarë të rinj (rruga “Murat Toptani”)11:00 Prezantimi i përmbledhjes me këngë patriotike (Teatri i Metropolit)15:00 Ceremonia e përurimit të shtatores së heroit Adem Jashari (rruga e Durrësit)20:00 Koncert me grupe rock, me këngë patriotike (rruga “Murat Toptani”) Data 28 nëntor: Aktivitetet nisin nga ora 10.00-14.00Rruga “Murat Toptani”:- Panairi “Blej produkte shqiptare”- Koncert me këngë të muzikës së lehtë dhe popullore- Ekspozita “100 vjet Tirana” – (trotuari i GKA)Lulishtja tek parku “Rinia” (tek Shatërvani)-Këndi i Fëmijëve: - Telajo për pikturën me temë “100 vjet Pavarësi – Shqipëria ime” (12m*1.5m)- Koncert për fëmijë (Qendra Kombëtare për Fëmijë, shkolla e Baletit, Liceu Artistik etj)- Teatër për fëmijë (Teatri i Kukullave)- Animatorë (lojra, pikturime në fytyrë, tullumbace)- Koncert për të rinj (Akademia e Hollivudit, Liceu Artistik, shkolla e Baletit)- Performancë e Cirkut Rr.- Ekspozitë pikture, telajo, teatër rruge, performanca me vegla muzikore nga Akademia e Arteve dhe Teatri i Metropolit* Foto point me personazhe historike* Rreth 100 animatorë, të veshur me veshje popullore e personazhe të lidhura me festën, që shpërndajnë flamurë të vegjël dhe organizojnë lojra* Ceremonia e prerjes së Tortës (TKOB)Tirana prej ditësh tashmë është përfshirë nga një atmosferë e veçantë festive me afrimin e 28 nëntorit ku rrugët janë mbuluar nga ngjyrat kuq e zi të flamurit.Simbolet kombëtare janë përhapur këto ditë më shumë se kurrë në të gjithë kryeqytetin. Institucionet shtetërore kanë vendosur flamuj gjigandë në fasadat e tyre dhe zbukurime kuqezi.Muzeu Historik si asnjëherë më parë është mbipopulluar nga mijëra vizitorë që mbajnë rradhë të gjata për të parë nga afër armët dhe përkrenaren e Kastriotit, të ardhura nga Viena për 100 vjetorin e pavarësisë.Qindra shqiptarë të ardhur nga të gjitha hapësirat mbarëshqiptare dhe mbarë kombëtare i janë bashkuar këtij eventi të madh për vendin tonë ku numri i vizitorëve vetëm në dy ditët e para ka shkuar në 12.000.Ndërsa në Bibliotekën Kombëtare mijëra vizitorë të tjerë vizitojnë admirojnë “Mesharin” e Gjon Buzukut, librin e parë të shkruar në gjuhën shqipe, të ardhur nga Vatikani enkas për festën.