Gjykata Administrative, KLD zgjedh krerët e komanduar
Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e sotme vendosi të caktojnë në Grupin e Punës për vlerësimin paraprak të kandidatëve për Funksionet Drejtuese në gjykata, i ngritur sipas Vendimit e nr.292, datë 04.07.2012 të KLD, Zotin Lulzim Lelçaj. Gjithashtu Këshilli caktoi Z. Lelçaj si anëtar në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike.Po kështu Këshilli vendosi delegimin e përkohshëm të disa gjyqtarëve në pozicionin e kryetarit të gjykatave Administrative të Shkallës së Parë dhe të gjykatës Administrative të Apeli, deri në zgjedhjen përfundimtare të kryetarëve të këtyre gjykatave, këto gjyqtarë:- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër, zotin Ramiz Lala.- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, zotin Astrit Shema.- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Korçë, zotin Sokol Ibi.- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës, zotin Genci Sinjari.- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, zonjën Valbona Durraj- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, zotin Eriol Roshi- Në gjykatën Administrative të Apelit, zotin Kastriot SelitaGjithashtu, Këshilli vendosi shpalljen e vakancave (konkurimit) për pozicionet drejtuese në ato gjykata administrative, organika e të cilave është aktualisht e plotësuar me gjyqtarë. Konkretisht :- Në gjykatën Administrative të Apelit.- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë- Në gjykatën Administrative të Shkallës së Parë DurrësMë tej, KLD vijoi me delegimin e përkohshëm të disa gjyqtarëve në pozicionin e kryetarit të gjykatave, për shkak të vakancave që krijohen nga largimi i kryetarëve aktualë të atyre gjykatave në gjykatat Administrative në datë 4 nëntor 2013. Konkretisht, Këshilli vendosi delegimin e gjyqtarit Halil Vani si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, delegimin e gjyqtarit Arbër Çela si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër si dhe delegimin e gjyqtarit Skëndel Haluca si Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.Këshilli vendosi edhe për cështje të tjera të parashikuara në rendin e ditës si : miratimi i kërkesave të disa gjyqtarëve për mësimdhënie, delegimi i disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore në gjykata të tjera nga ato ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit etj.