I shpëtoi Afganistanit tenton të vetëvritet në Tiranë, plagoset rëndë nënoficeri

4 ditë pasi ishte kthyer nga Afganistani një nënoficer ka tentuar të vetëvritet. 31-vjeçari, Mariglen Brahmati, banues në zonën e Shkozës në Tiranë ka qëlluar veten me armë zjarri dhe ka mbetur I plagosur rëndë. Familjarët e kanë dërguar menjëherë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" ku mësohet se ndodhet në gjendje koma.Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ka vizituar ushtarakun, operator i forcave special, Mariglen Brahmati në QSUT. Ministrja ka takuar shefin e pavionit dhe kirurgun që kreu ndërhyrjen kirurgjikale duke u kërkuar atyre të bëjnë gjithçka për t'i shpëtuar jetën ushtarakut shqiptar dhe duke dhënë mbështetjen e saj për mjekët e spitalit.Dyshohet se nënoficeri ka tentuar të vetëvritet në kushtet e një depresioni të thellë pas kthimit nga misioni i tij në Afganistan