FRD i përgjigjet pozitivisht PS. PD: Filo po ndot të majtën me njolla të së djathtës
Zgjedhjet lokale në Korçë kanë konfirmuar edhe njëherë përçarjen mes të djathtës. Pas ftesës nga kandidati i PS për kryebashkiak, Sotiraq Filo, Partia Fryma e Re Demokratike në Korçë i është përgjigjur pozitivisht, duke deklaruar mbështjen ndaj tij.Ish-kandidatja e FRD-së, Brikena Zeneli shprehet se ky vendim vjen pas konsultimit me strukturat në qendër dhe bëhet për mirëqenien e qytetarëve korçarë.Në mbështetje të kandidatit Sotiraq Filo, përfaqësues i PS, kanë dalë dhe parti të tjera, si Partia Demokristiane dhe partia Aleanca Demokristiane.I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i degës së Partisë Demokratike në qytetin e Korçës.Sipas Degës së PD, Filo po ndot fytyrën e së majtës me njolla të së djathtës, ndërsa e akuzon atë për blerje votash.