Reforma e politikave të drogës, Luan Rama merr pjesë në konferencën ndërkombëtarenë Londër
Anëtari i Komisionit të Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, njëkohësisht Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, z. Luan Rama merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Reformën e Politikave të Drogës, e cila organizohet në Londër nga Grupi Britanik i Unionit Ndër-parlamentar.Ky seminar ka si qëllim të inkurajojë një debat të hapur mbi reformat e politikave globale kundër drogës midis parlamentarëve nga vendet që janë specifikisht të ndikuara nga këto çështje, me një fokus të veçantë në rritjen e efikasitetit të legjislacionit dhe implementimit të tij.Parlamentarë të cilët përfaqësojnë vendet të ndryshme nga Evropa, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore, do të shkëmbejnë idetë e tyre lidhur me veprimet që duhen ndërmarrë për të luftuar trafikun e drogës dhe skemat e pastrimit të parave që i tejkalojnë kufijtë kombëtarë, duke i kthyer këto në probleme trans-kufitare.Në këtë seminar do të diskutohet edhe mbi përhapjen e drogës nëpër burgje dhe mbi rrezikun e disproporcionalitetit të ligjeve kundër trafikimit të drogës, me qëllim shkëmbimin e eksperiencës dhe konsolidimin e rolit të parlamentarëve nga vende të ndryshme që preken nga i njëjti fenomen.Gjatë qëndrimit të tij në Londër, z. Rama do të zhvillojë takime edhe me deputetë të Grupit Laburist të Parlamentit Britanik, si dhe me Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Parlamentin Britanik.