Policia “bie” në muret e Lazaratit, Didi: Ndërhyrja, mision i pamundur për momentin
Policia dorëzohet edhe zyrtarisht para Lazaratit, i konsideruar si kryeqyteti europian i kanabisit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka përjashtuar çdo mundësi për një ndërhyrje të afërt në Lazarat. Kultivimin e hashashit në këtë zonë dhe mosndërhyrjen Didi e konsideron një çështje komplekse që kërkon kohë dhe bashkëpunim.“Jo vetëm policia mund ta zgjidhë këtë problem dhe do kërkojmë ndihmën e medias dhe instrumenteve sociale, që kur të shkojmë në Lazarat të hyjmë me mekanizma shtetërore të agjencive ligjzbatuese dhe të tjerave, të cilat janë të interesuara që Lazarati të mos mbetet një njollë e zezë dhe njerëzit aty ta shikojnë mirëqenien me punë të ndershme"deklaroi Didi.Vetëm 1 km larg Lazaratit nga pika kufitare e Kakavijës, ku një ditë më parë u sekuestruan 12 kg kokainë, kryepolici, Artan Didi, tha se shteti nuk mund të fshihet para një fenomeni të tillë."Lazarati është një problem kritik dhe nuk mund të fshehim kokën si struci para një dukurie të tillë"tha ai.Kreu i policisë paralajmëroi të tjera lëvizje brenda strukturës së efektivave blu, duke theksuar se ne polici do të mbeten ata që do të japin rezultate konkrete ne punen e tyre.