Dibër, fshati Grezhdan prej vitesh vuan mungesen e infrastuktures
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2013, 18:41
Edhe pse ndodhet vetem 400 metra larg nga rruga nacionale Peshkopi-Tirane, fshati Grezhdan ne komunen Maqellare te Dobres prej vitesh vuan mungesen e infrastuktures rrugore.Rruga qe lidh qendren e fshatit me aksin nacional eshte ndertuar dekada me pare dhe qe atehere nuk ka njohur nderhyrje.Por ky nuk eshte problemi i vetem per banoret e kesaj zone,pasi mungon uji i pijshem dhe nje vend per grumbullimin e mbeturinave.Blegtoria dhe bujqesia jane te vetmet mundesi per banoret e kesaj zone per te nxjerre te ardhura,nderkohe qe angazhimi ne keto sektore fillon qe nga femijet e mitur e deri tek ata me te moshuarit.