Tiranë, automjeti aksidenton dy fëmijë, në pranga autori

Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur, ndërsa janë përplasur nga një automjet. Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme në kryeqytet pranë zonës së Selvisë, ku dy fëmijët 16 dhe 11 vjeç të cilët udhëtonin me biçikletë janë përplasur nga një makinë. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë marrë plagë të rënda, por janë dërguar në spital për kontrollet dhe mjekimet e nevojshme. Autori i aksidentit, shtetasi Faslli Ymeraj 47 vjeç është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, dhe vetëm pak orë më pas blutë e kanë shoqëruar atë në komisariat. Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.