Kanceri i gjirit, shifra alarmante të rasteve të prekura në Lezhë

Semundja e kancerit te gjirit ka marre permasa alarmante ne qarkun e Lezhes, ku vetem kete vit numri i rasteve eshte rritur me 30 % me shume, ndersa ne Lezhe mungon dhe mamografia. Alarmin e japin mjeket te cilet thone se duhet me shume sensibilizim ndaj kesaj semundjeje. Mjekja ankologe ne polikliniken e Lezhes, Bardha Gjoni, e konsideron situaten problematike duke iu referuar statistikave te pervitshme.Per te diagnostikuar kancerin e gjirit, ne polikliniken e Lezhes do te mundesohet vetem eko-ja, por per nje egzaminim me te specializuar kerkohet aparatura e mamografise, e cila nuk disponohet dhe per kete sherbim pacientja duhet te udhetoje drejt Shkodres.Sensibilizimi i grave dhe vajzave per ekzaminime onkologjike ka qene e vazhdueshme, por mjekja onkologe Bardha Gjoni kerkon qe kjo mos te ndodhe vetem per periudha te caktuara.