Kukës, ujësjellësi nxjerr jashtë funksioni infrastrukturën e qytetit
U deklarua si investim i perfunduar, por ne fakt nuk mund te quhet keshtu. Behet fjale per ujesjellesin e Kukesit, i cili fare mire i ngjan serive te nje telenovele pa mbarim, persa i perket problemeve qe nxjerr ne pah.Kete here eshte infrastuktura rrugore e qytetit, ajo e cila eshte demtuar pasi kanalizmet per shtrimin e tubacionit jane hapur dhe rihapur me dhjetera e dhjetera here.Hasan Halilaj, kryetari i Bashkise Kukes ka deklaruar se fajtor per kete situate eshte ndertimi i ujesjellesit te ri, i cili nuk eshte bere ne parametrat e duhur teknik dhe per kete arsye nuk po merret ne dorezim nga Bashkia.Rruga më problematike që kërkon një investim të mënjehershëm është Unaza e qytetit, në të cilën lëvizja e automjeteve dhe këmbesorëve është me e madhe. Ndërtimi i ujësjellsit të ri filloi së ndërtuari në vitin 2009 me vlere 3.5 milione euro, fond per te cilin jane ngritur shume dyshime per menyren si jane menaxhaur ne terren.