KiE: Politika të reja nga qeveria për nxitjen e sektorit bujqësor

Qeveria duhet të ndërmarë politika të reja për të nxitur sektorin bujqësor pasi ka shumë rëndësi në qëndrueshmërinë ekonomike. Ky ka qenë mesazhi i dhënë prej, Claud Rambou, përfaqësues i Këshillit Europian, për ekonominë në vendin tonë i dhënë gjatë ceremonisë së shpërndarjes së granteve të para, IPARD-like nga të cilat përfituan 15 fermerë nga disa rrethe të vendit.Sipas Rambou duhet që fermerët shqiptarë të mbështeten për të pasur prodhime cilësore.“Duhen mbështetur fermerët për të pasur prodhime me më shumë cilësi.Përveç masave të marra deri më tani qeveria duhet që të krijojë një klimë të qëndrueshme për bizneset në vend, të rrisë punësimin, të nxisë teknologjinë dhe aftësitë menaxheriale. Zhvillimi rural udhëheq rritjen e qëndrueshme ekonomike që jep ndikim në GDP dhe në numrin e të punësuarve, prandaj qeveria duhet të ndërmarrë politika që nxisin këtë sector” tha ai.Të rëndësishëm e ka përcaktuar sektorin bujqësor për vendin tonë edhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman.“Bujqësia është mjaft e vlerësuar në vende të Bashkimit Europian.Është një sektor që sidomos për vendin tuaj mbart shumë potencial ekonomik dhe zhvillimor dhe pikërisht për këtë ne duam që ta shohim të çlirohet sa më parë këtë potencial. Gjatë stadit të parë të aplikimit të këtij projekti kanë dalë përfitues 25% nga numri total i aplikuesve dhe kjo ka ndodhur vetëm në vendin tuaj gjë që tregon se bujqësia shqiptare kërkon nxitje” theksoi Ambasadori gjerman.Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u shpreh se qeveria e re ka përparësi modernizimin e agrikulturës."Financimi i BE-se per politikat mbeshtetese te bujqesise dhe te zhvillimit rural te hartuara nga Ministria kryhet ne kuadrin e IPA (Instrumenti per Para Anetaresimin). Ministria po punon per krijimin e parakushteve per te mundesuar nje mbeshtetje financiare sa me te madhe nga BE. Qeveria po negocion me BE-ne ne lidhje me financimet ne kuader te IPA 2013 ku jane parashikuar fonde te tjera per financimin e investimeve ne funksion te zhvillimit e modernizimit te bujqesise dhe zonave rurale", theksoi Panariti.Fondi IPARD-like është një instrument i asistencës së Bashkimit Europian para anëtarësimit.Fermerët përfitues do tu sponsorizohet 50 përqind e investimit për të cilin kanë aplikuar. Kryesisht investimet janë në sektorin agro-ushqimor si për thertore, përpunimin e frutave dhe perimeve,ndërtimin e serave etj.