Ktheheshin nga morti, bie në humnerë automjeti me 4 pjestarë të një familje, 1 i vdekur
1 person ka gjetur vdekjen, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Tamres, ku një automjet në të cilin udhëtonin katër anëtarë të një familje ka përfunduar në humnerë, rreth 40 m thellësi, si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesi i saj. Mësohet se viktima është shtetasi Prekë Grizhaj, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gjon dhe Lekë Grizhaj si dhe një i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Burime nga poicia bëjnë me dije se familjarët po ktheheshin nga Mali i Zi , nga ku kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.