Berisha: Rama i dorëzon doganat “Crown Agents”, Komisioni Europian kundër
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të qeverisë Rama për përzgjedhjen e shoqërisë “Crown Agents Limited” për kontrollin e korrupsionit në dogana. Në rrejtin social fb, Berisha deklaron se agjensia private e përzgjedhur nga qeveria Rama-Meta është ne listen e zeze nga Banka Boterore dhe e perzene nga Bullgaria. Ish-kryeministri thekson më tej se vendimi i KM vjen pas votimit ne Parlament te dekretit te gropes, përmes të cilit iu lane klaneve te kupoles se PS, 220 milione dollare kontrabande dhe evazion fiskal.“Ky vendim vjen pas votimit ne Parlament te dekretit te gropes. Me kete dekret qeveria ne vend qe 4 muajt e fundit te vitit te ruante me se paku nivelin mesatar mujor te mosrealizimit te te ardhurave ne tatime dhe dogana te njejte me nivelin e muajve te fushates elektorale dhe atyre pas zgjedhjeve, rriti me 4 here mosrealizimin e tyre. Me kete dekret ajo krijoi ne 4 muaj, me ligj, nje grope ne te ardhurat e buxhetit prej 220 milione dollare. Me fjale te tjera me dekret iu lane klaneve te kupoles se PS, 220 milione dollare kontrabande dhe evazion fiskal. Pas ketij dekreti vjen vendimi i sotem per te dorezuar me prokurim direkt nje agjensie private doganat e shtetit” shprehet Berisha.Berisha deklaron se kundër këtij vendimi nuk është vetëm opozita, por të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Madje sipas tij, vendet partnere kane protestuar per kete vendim dhe kane bere te qarte se do te nderpresin shkembimin e dokumentave doganore me Shqiperine.“Vendet partnere kane protestuar per kete vendim dhe kane bere te qarte se do te nderpresin shkembimin e dokumentave doganore me Shqiperine ( mbasi nuk pranojne te dorezojne dokumenta shteterore nje kompanie private). Mosaprovim per Croën Agents kane shprehur edhe Banka Boterore dhe FMN dhe me se fundi mesojme se Komisioni Europian, departamenti respektiv, ka shprehur qarte kundershtit e tij per kete vendim absurd te qeverise Rama –Meta”përfundon ish-Kryeministri.Qeveria “Rama” ka përzgjedhur kompaninë “Crown Agents Limited”, për të kontrolluar korrupsionin në dogana.Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, të kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas Këshillit të Ministrave kompania “Crown Agents Limited” ishte pjesë e projekt-ligjit mbi marrëveshjen e asistencës së shërbimit doganor.Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet Kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Croën Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore.