Gjykata e lartë, Presidenti Nishani shpall listën e kandidatëve
Presidenti i Republikës Bujar Nishani shpall listën e konkuruesve të cilët plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Në faqen e saj zyrtare, Presidenca thekson se “në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, pas realizimit të procesit të njoftimit publik për fillimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve, si dhe pas përfundimit të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës shpall kandidatët, të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur”.Me përfundimin e procedurave të përzgjedhjes së kandidatëve, hapet rruga e bashkëpunimit midis Presidentit të Republikës dhe kryetarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, bashkëpunim që do të përcaktojë kriteret konkrete, bazuar në listën e kandidatëve, në përputhje me kërkesën kushtetuese për kualifikim të lartë të anëtarit, duke siguruar kështu përbërjen cilësore dhe të nevojshme për Gjykatën e Lartë.Lista e konkurruesve që plotësojnë kushtet ligjore si kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.Kandidatë që vijnë nga radhët e Gjyqësorit1. Artur Kalaja2. Astrit Kalaja3. Dhurata Haveri4. Entela Prifti5. Flutura Skënderi6. Gjovalin Përnoca7. Petrit Çeno8. Sokol NgresiKanditatë që vijnë nga radhët e juristëve1. Adnor Shameti2. Artan Hoxha3. Avni Shehu4. Çlirim Gjata5. Ermir Dobjani6. Ervin Pupe7. Gjet Kola8. Ilir Panda9. Maksim Qoku10. Mariana Semini11. Sokol Sadushi12. Skënder Demiraj13. Skënder Kaçupi