Vlorë, vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve informale, shemben dy godina 1 katëshe

Aksioni i ndermarre gjate dites se djeshme, ku nje godine 7 kateshe eshte shembur ne qytetin e Vlores,ka vazhduar edhe diten e sotme ku jane shembur edhe dy objekte te tjera. Fadromat e INUK,kane vijuar me rrenimin e te gjithe objektit 7 katesh, nderkohe qe rruga nacionale vazhdon te jete e bllokuar dhe qarkullimi i automjeteve kryhet nga Unaza e Vlores.Sipas informacioneve te marra prane INUK, kjo eshte faza e pare e nderhyrjeve e cila do te pasohet nga te tjera per heqjen e inerteve, gje per te cilen do te bashkepunohet me Prefekturen e ketij qarku. Objeket e prishura diten e sotme kane qene godina 1 kateshe dhe kane sherbyer si lokale,nderkohe qe pritet vijimesia e aksionit ne te gjithe vijen bregdetare,deri ne tunelin e Ujit te Ftohte.Po sipas te njejtave burime mesohet se tashme jane piketuar objektet qe do te shemben dhe ato jane kryesisht lokale, diskoteka dhe objekte plazhi, por nuk veçohet mundesia per nderhyrje edhe ne ndertesa disa kateshe. Aktualisht eshte duke diskutuar edhe per nderhyrje ne zonen e Skeles ku jane ndertuar nje sere objektesh, per te cilat pritet te merret vendimi, i cili do te jete deçiziv edhe mbi fatin e disa pikave karburanti.