Avokati i Popullit paketë me rekomandime për komunitetin rom

Në vijim të përpjekjeve për integrimin në shoqëri të komunitetit rom, institucioni i Avokatit të Popullit ka përgatitur një paketë rekomandimesh, të cilat janë produkt i një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile.Këtë paketë rekomandimesh Avokati i Popullit do ta paraqesë nesër në një tryezë ku do të jenë të pranishëm Erion Veliaj, Minister i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit dhe Sportit, zonja Elona Gjebrea, Zv. Ministre e Brendshme dhe zoti Gjon Radovani, Zv. Minister i Zhvillimit Urban dhe Turizmit.Në tryezë Avokati i Popullit dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe të komisionerit antidiskriminim do prezantojë rekomandimet, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e gjendjes së minoritetit rom.Konkretisht:Për Ministrinë e Arsimit: Në përputhje me pikën 1, të nenit 81, te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, rekomandojmë realizimin e inisiativës legjislative, për disa përmirësime në Ligjin nr.69 datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të cilat do të parashikojnë dhe garantojnë integrimin në arsim të fëmijëve Romë, nga niveli parashkollor, e deri në nivelet e tjera më të larta të arsimit.Për Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë: rekomandojmë parashikimin e kritereve lehtësuese për përfitimin e ndihmës ekonomike me qëllim qasjen e përshtatshme dhe të mundshme për individët, pjestarë të minoritetit rom, pasi kriteret aktuale nuk mund të arrihen dhe efektivisht kanë natyrë përjashtuese për këtë minoritet.Për Ministrinë e Brendshme: rekomandojmë që për mbrojtjen e interesave jetësore të minoritetit Rom në Shqipëri, të ndërmerret iniciativa për ndryshime në Ligjin Nr.10129 datë 11.05.2009 “Për Gjendjen Civile”, në menyrë që brenda një afati të kufizuar kohor të lehtësohen nga afatet e parashikuara në ligj, si dhe t’u njihet mundësia e rregjistrimit apo ndryshimit të vendbanimit edhe nëse nuk plotësojnë dokumentacionin e parashikuar për këtë qëllim, në gjendjen civile ku janë vendosur aktualisht.Për Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit rekomandojmë rishikimin e ligjit “Për programet sociale për strehimin e banorëve në zonat urbane”, konsiderimin e ketij minoriteti si kategori prioritare dhe lehtësimin e kritereve ligjore per perfitimin e strehimit,  pasi individët e minoriotetit rom ndihen të përjashtuar nga skema e strehimit që ka apilkuar shteti shqiptar, pasi kriteret e vendosura janë të paarritshme nga ky komunitetAvokati i Popullit dhe shoqeria civile vleresojne se pa ndërmarrë të gjitha reformat e sipërpërmendura, si: të përfitojnë strehim, përkrahje sociale, përkujdesje shëndetësore dhe edukim arsimor njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë, minoriteti rom do të mbetet i përjashtuar.Sipas Avokatit të Popullit marrja e masave për zbatimin e këtyre rekomandimeve është hap i rëndësishëm për zgjidhje reale të problematikës së minoritetit rom në vend.