Goditja e dytë me eksploziv, shembet me tritol pallati 7-katësh

Pas Tiranës, Vlora ishte destiancioni i radhës ku një pallat  shumë katësh pa leje është shembur nga një shpërthimi eksploziv. Pallati ishte 7 katësh dhe u rrënua totalisht pas një aksioni të sukseshëm të policisë, INUK dhe forcave xhenio. Ky është një shpërthim i telekomanduar, i cili po kthehet në një shembull për shembjen e çdo objekti informal, kryesisht në objektet shumekatesh.

Ekspertët thanë se për këtë objekt janë përdorur 285 kg eksploziv  c4. Tritoli është vendosur në mbi 2 mijë gropa kryesisht në katin e parë dhe në katin e 3-të të banesës. Për të shmangur incidentet, tritoli është vendosur në themelet e pasme. Shpërthimi i telekomanduar ka qënë i fuqishëm dhe ndërtesa u rrënua totalisht.

Kamerat filmuan aksionin live, ndersa  autoritetet e Ministrisë së Brendshme bënë edhe nje herë të qartë se çdo ndërtimi i jashtëligjshëm do të shembet në këtë formë ose me fadroma.