Igli Totozani në “Ora News”: Të drejtat e njeriut kanë vlerë për të gjithë

Me propozimin për martesat Gay e di që ka hapur një debat të madh në Shqipëri, por nuk planifikon të tërhiqet, pasi thotë se është në funksion të postit si Avokat i Popullit“Unë nuk ju hyj gjërave për tju kthyer rrugës. Unë nuk tërhiqem se dikush kërkon që propozimin tim ta konsiderojë në mënyrë teologjike apo religjoze. Unë jam funksionar civili një shteti laik”, tha Avokati i Popullit.Në kulmin e debatit, Igli Totozani ka zgjedhur studion e RTV “Ora News”, për të arsyetuar propozimin dhe për të lëshuar sfidën përballë kritikëve.“Unë do ftoja qytetarët e vendit tim, politikanët, studiuesit, universitarët dhe të gjithë, që nëse do të bëjnë një debat të tillë le të tregojnë në mënyrë demokratike që ne dimë të bëjmë një debat të bazuar në argumente dhe jo në fyerje, dhe dalëngadalë le të shkojmë drejt një zgjidhjeje e cila të jetë e pranueshme, por pa mohuar për asnjë moment barazinë e të drejtave për komunitetit LGBT”, u shpreh Totozani.Si Avokat I Popullit të një vendi demokratik, Igli Totozani, e di mirë që në fund të fundit ai ka vetëm mundësinë që të propozojë, pasi u mbetet ligjvënësve të vendosin mje votë nëse do të lejojnë apo jo martesat mes LGBT-ve në Shqipëri.“Nuk vendos unë se çfarë do të bëhet. Natyrisht do ta vendosin përfaqësuesit e popullit shqiptar. Është në nderin e tyre të tregohen europianë”, tha ai.Sipas Avokatit të Popullit në legjislacionin shqiptar një individ i vetëm mund të adoptojë fëmijë dhe martesat mes LGBT-ve nuk dëmtojnë familjen në shoqëri.