Mashtrim miliona dollarësh përmes internetit, FBI në kërkim të shqiptarit
Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga FBI nën akuzën mashtrimit. Mediat amerikane theksojnë se 6 shtetas rumunë së bashku me shqiptarin, Fabjan Meme, kanë arritur që përmes internetit, të mashtrojnë me miliona dollarë qindra amerikanë, duke u shitur automjete dhe varka të shtrenjta, por që në fakt nuk ekzistonin.Përmes kësaj skeme të sofistikuar ata kanë arritur të mashtrojnë qindra qytetarë amerikanë. Interpoli ka kërkuar ndihmë për kapjen e këtyre personave, ndërsa kreu i grupit ishte rumuni Nicolae Popescu.Ata përdornin dokumenat false për t'u bërë më të besueshëm për klientët, ndërsa mësohet se nëpërmjet skemës kanë mundur të përfitojnë mbi 3 milionë dollarë. Ata kishin hapur disa llogari bankare përmes identiteteve të rreme në të cilat transferonin paratë kryesisht në bankat amerikane.I dyshuari si koka e grupit, 32-vjeçari Popescu është person me precedentë penalë në fushën e krimeve kibernetike. Ai rezulton të jetë arrestuar në 2010 nga autoritetet rumune, por shkak të disa proçedurave burokatrike kishte fituar lirinë. Në të njëjtin vit shqiptari, Fabjan Meme, u shpall në kërkim, pasi ai u akuzua për mashtrim me transferta parash, pastrim parash, falsifikim pasaportash.