Bashkia e Tiranës i ka kërkuar sot kryeministrit Edi Rama të bëjë pjesë të listës së borxheve ndaj biznesit, edhe borxhet e grumbulluara në Bashkinë e Tiranës kur ishte në drejtim të saj. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i bashkisë së Tiranës Eno Bozdo tha se trashëgimia që Rama i la Bashkisë së Tiranës në 2011 shkon afro 80 milionë dollarë borxh, prej të cilëve rreth 35 milionë dollarë punë të papaguara, 24 milionë dollarë borxhe për vendime gjyqësore të papaguara dhe 20 milionë dollarë shpronësime.“Në kuadër të fushatës që ka nisur kryeministri Rama, për të paguar borxhet e akumuluara gjatë 15 viteve të fundit, po i kërkojmë sot të llogarisë edhe borxhet e grumbulluara në Bashkinë e Tiranës të drejtuar prej tij. Janë afro 80 milionë dollarë borxh, trashëgimia që Edi Rama i la Bashkisë së Tiranës në 2011, prej të cilëve rreth 35 milionë dollarë punë të papaguara, 24 milionë dollarë borxhe për vendime gjyqësore të papaguara, 20 milionë dollarë shpronësime, ndërkohë që çdo ditë përballemi me shqetësimet e qytetarëve për pronat e rrëmbyera pa asnjë procedurë shpronësimi. I kërkojmë ministrit të Financave, që në portalin e hapur të pranojë edhe vetëdeklarimin për borxhet që Edi Rama akumuloi gjatë drejtimit të Bashkisë” tha ai.Bozdo komentoi edhe aksionin e qeverisë ndaj lojërave të fatit, ku hodhi hije dyshimi mbi seriozitetin e kësaj nisme, për të cilën uroi të mos përfundojë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera.
“Ditët e fundit e kemi dëgjuar vazhdimisht kryeministrin të flasë për lojërat e fatit, por zoti Rama duhet fillimisht ta niste aksionin kundër tyre me një ndjesë publike drejtuar qytetarëve të Tiranës, për mosvotimin në Këshillin Bashkiak, për vendosjen e taksës të përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen e tyre. Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë, se përveç mosmiratimit të asaj nisme, këshilltarët e zotit Rama tentuan edhe ta prishnin atë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Ky është një fakt që hedh hije të forta dyshimi, mbi seriozitetin e kësaj nisme e cila shpresojmë të mos përfundojnë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera, të miqve, partnerëve apo klientëve të pushtetit” deklaroi Bozdo.
I menjehershëm ka qenë reagimi i kreut të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi, sa i përket lojërave të fatit, duke akuzuar Bashkinë se favorizoi hapjen e bixhozit ilegal ne çdo cep te Tiranës.
“Bashkia e Tiranes genjen perseri e perseri.Kesaj radhe per kazinote.Keshilltaret e majte ne KB kane kerkuar mbylljen e gjithe kazinove ne TR. Veprimi i bashkise per ti cuar gjoja ne periferi nje genjeshter.Bashkia favorizoi hapjen ne cdo cep te TR bizhozin ilegal.Ne e paralajmeruamNenkryetari i bashkise te pyes kryetarin se e di mire pergjigjen tone per mbylljen e bixhozit dhe mos perdoret kaq keq per te genjyer#KB” shkruan në twitter Dalipi.
Ndërkaq deklarates i eshte kunderpergjigjur Bashkia e Tiranes, e cila thekson se “Aldrin Dalipi mund të gënjejë veten, por jo qytetarët”, duke i kujtuar Dalipit se pamjet e mosvotimit te keshilltareve te majte jane ne arkivin e çdo mediaje.