2 aksidente në Peshkopi e Gjirokastër, 1 i vdekur, 1 i plagosur rëndë

Nje person ka humbur jeten pasi ai eshte perplasur nga nje automjet.Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme ne vendin e quajtur Ura e Re ne Fushe Bulqize, ku shtetasi Myrte Perkola ne tentative per te kaluar ne anen tjeter te rruges, eshte goditur nga makina tip Benz me targa TR 1542 I, me drejtues shtetasin Ismet Topuzi.Goditja ka rezultuar fatale per shtetasin Myrte Perkola, i cili ka mbetur i vdekur ne vend.Sipas hetimeve te para behet me dije se drejtuesi i mjetit per shkak te shpejtesise se madhe ka humbur kontrollin dhe si pasoje ka shkaktuar dhe aksidentin. Policia ka shoqeruar ne komisariat drejtuesin e mjetit deri ne perfundim te hetimeve.Nje tjeter aksident eshte shenuar ne aksin nacional Gjirokaster-Subash, ku shtetasi Nestor Jorgji 37 vjeç,ka mbetur i plagosur rende pasi motori me te cilin ai udhetonte ka dale nga rruga, si rezultat i humbjes se kontrollit.Aktualisht 37-vjeçari ndodhet ne reaminacionin e spitalit Gjirokaster nen kujdesin e mjekeve, te cilet kane bere te ditur se gjendja shendetesore e Nestor Jorgjit eshte vertet dramatike dhe po luftohet per ta mbajtur ate ne jete.