PD:Rama, pabesi pas kraheve ndaj Zhani Cikos

Pabesi pas krahëve. Kështu e ka cilësuar Partia Demokratike vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, maestro Zhani Cikos. Zëdhënësja e selisë blu, Laura Vorpsi, deklaroi se me një akt të tillë, Kryeministri Rama i ka vënë kazmën kontributit të palodhshëm të një jete të tërë për operën, muzikën dhe artin.“Kryeministri Rama po shënon rekorde të reja në theqafjen e degradimit kulturor.Me shkarkimin pas krahëve, të Drejtorit të Teatrit të Operës dhe Baletit, maestro Zhani Cikos, Kryeministri i ka vënë kazmën kontributit të palodhshëm të një jete të tërë për operën, muzikën dhe artin.Zhani Ciko është një shërbëtor i përulur i kulturës tonë kombëtare, dhe është një nder për vendin tonë që ai drejtonte Teatrin e Operës dhe Baletit.Me një vendim të errët, me prepotencë të pashoqe, Edi Rama largoi nga detyra maestron e famshëm, pa pasur guximin t’i komunikonte atij as dhe dy fjalë. Asnjë falënderim për mundin e dhënë për artin dhe kulturën e vendit” deklaroi ajo.“Zhani Ciko po përgatitej për koncertin e djeshëm të bamirësisë, dhe nuk ishte në dijeni të vendimit që Kryeministri kishte marrë ndërkohë. Ai u lajmërua nga miqtë e tij në telefon, të cilët kishin dëgjuar në media për shkarkimin e tij.“TURP”, e cilësoi me të drejtë Tenori i Famshëm Saimir Pirgu, dhe i turpshëm është trajtimi që Kryeministri i vendit i ka bërë maestros së palodhur, Zhani Ciko” theksoi Vorpsi.“Faleminderit, mirënjohjen më të thellë maestro i madh Zhani Ciko, për kontributin tuaj madhor për kombin shqiptar në fushën më të fisshme, më të bukur, atë të kulturës dhe artit tonë, atë të operas dhe baletit, muzikës klasike. Mirënjohje, mirënjohje të thellë ndaj jush, shërbëtor fisnik i kombit tonë!” shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në facebook.Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të radhës, vendosi për lirimin nga detyra të Zhani Cikos dhe emërimin e Ilir Kernitnë detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.