Martesat gay ndezin debatin, politika dhe feja “kryqëzojnë" Totozanin

Kundër kësaj nisme ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Facebook edhe deputetja Mesila Doda. Deputetja demokrate nënvizon se familje eshte vetem ajo qe vjen nga martesa e nje burri dhe nje gruaje, dhe se bashku mbeshtesin dhe mirepresin femijet qe vijne ne jete.

“Pasi kauzen e romeve e mori Erjon Veliaj, avokati i popullit Igli Totozani shpiku kauzen e tij te fundit, ate te pergatitjes se projektligjit per martesat gay. Si deputete, grua, nene, familjare shpreh mosaprovimin tim te thelle per nje prononcim te tille. Familje eshte vetem ajo qe vjen nga martesa e nje burri dhe nje gruaje, dhe se bashku mbeshtesin dhe mirepresin femijet qe vijne ne jete. Ju ftoj te gjithve te behemi nje bllok pengese per inisiativa te tilla qe shkojne kundra thelbit te jetes sone, kundra vullnetit te Zotit qe boten tone e bekoi me bashkimin e burrit me gruan" shkruan Doda.
Martesat gay, Tritan Shehu: Absurde, shkatërron familjen
Qëndrim të ashpër ndaj nismës së Avokatit të Popullit për ligjërimin e martesave gay ka mbajtur edhe deputeti Tritan Shehu.
