20 mësues të Pogradecit trajnohen për çështje të LGBT e bullizmit në shkolla

20 mësuese të Pogradecit u trajnuan sot në lidhje me çështje të LGBT dhe të bullizmit në shkolla për shkak të homofobisë. Kjo është hera e parë që mësues të shkollave 9- vjeçare dhe të mesme jashtë Tiranës trajnohen për çështje që mbeten akoma tabu në shoqërinë shqiptare. Trajnimi u organizua nga shoqata “Unë, Gruaja”.Afroviti Gusho, aktiviste e njohur për të drejtat e gruas vlerësoiangazhimin e mësueseve për të adresuar probleme që vijnë për shkak të homofobisë në shkollat shqiptare si dhe faktin që tashmë çështje të tilla nuk mund të lihen mënjanë.Mësueset sollën raste konkrete të nxënësve të tyre që vuajnë pasojat e bullizmit nga bashkëmoshatarët për shkak të orientimit të tyre seksual dhe kërkuan që nxënësit por dhe mësuesit të kenë më shumë informacion në lidhje me Ligjin Kundër Diskriminimit. Ato u shprehën se është e nevojshme që në kurrikulat e shkollave të ketë më shumë ndërgjegjësim dhe leksione mbi çështje të LGBT që të parandalohen fenomene të bullizmit në terma afatgjatë.Xheni Karaj, e cila zhvilloi këtë trajnim, tha se “ky ishte trainimi më interaktiv që ne kemi zhvilluar ndonjëherë.“Ky trajnim nuk ishte vetëmpasojë e nevojës për të ndërgjegjësuar shoqërinë por ishte dhe plotësim i nevojës së vetë komunitetit LGBT nëpër rrethe për të folur mbi këtë tematikë”tha ajo.