Rama në "Tonight Ilva Tare": Do shlyejmë gjithë borxhet e biznesit

Pas 40 ditesh si Kryeminister, Edi Rama ne Tonight IlvaTare dha pergjigje per ecurine e deritanishme, aksionet e ndermarra nga qeveria, por dhe ato qe priten te merren. I mberritur ne studio fill pasi kaloi me 79 vota aktin normativ per buxhetin Rama premtoi likujdim te borxheve per te gjithe biznesin.Intervista e plote:Hera e parë që vinë në këtë studio si Kryeministër, çdo të thotë të jesh Kryeministër i Shqipërisë?Kryeministri është privilegji i madh që njërëzit i bëjnë për ti shërbyer vendit të vet. Kur bëhesh Kryeministër me një votë plebishiptare, përgjegjësia është më e madhe. Qasja jonë është agresive kundër një krize ekonomike dhe financiare me pasoja brenda sociale, nuk mund të kurohet me fjalë dhe receta të vjetra, kërkon ballafaqi me receta të reja.Veprimet fillestare janë më shumë simbolike, mos po i jepni më shumë rëndësi formës se përmbajtjes?Nuk besoj se operacioni me 6000 forca policie në terren kundër lojërave të paligjshme të fatit nuk është operacion simbolik, por radikal dhe është vetëm një prejt tyre që do të godasë krimin ekonomik. Ndërkohë që lufta me korrupsionin do jetë e përditshme. Unë nuk shoh asnjë arsye për të mos hequr gardhin dhe as lyer godinën. Nuk është një projekt i financuar nga buxheti i shtetit, ndaj procesi është i ngadaltë për të pasur një godinë dinjitoze, kjo edhe për rëndësinë e vlerave kulturore që përmban. Të jeni e sigurtë se nuk do të shoqërohet me asnjë mungesë transparencë.Çfarë do bëni me marrjen e borxhit?Borxhi është ende i pa përcaktuar plotësisht, vazhdojmë të marrim të dhëna të reja. Më e fundit e një kompanie të shërbimit të telefonisë celurare që qeveria i ka lënë një faturë të majme pa paguar. Ky borxh që është shuma e detyrimeve të papaguara të qeverisë për shërbime të kryera apo TVSH e pa rimbursuar është një borxh që do shlyhet i gjithi dhe në mënyrë transparente.Keni premtuar që do riktheni disa konçensione, kur do ta bëni?Ne kemi kthyer rreth 90% të konçensioneve të bëra në fushën e energjisë të bëra pas 23 qershorit.Kur do ketë akuza konkrete ndaj ish Ministrave të qeverisë Berisha?Ne kemi vetëm 40 ditë në qeveri dhe janë shumë pak për të bërë transparencën për gjithë atë zullum që kemi gjetur në vijën e shtetit. Ne nuk do tërhiqemi nga asnjë zotim i marrë në 23 qershor. Unë skam premtuar ndonjëherë pranga se nuk kam konkuruar as për Prokuror të Përgjithshëm dhe as gjykatës, kam bërë një garë me kolegët e mi për të marrë të drejtën e qeverisjes së këtij vendi. Nuk kam premtuar se do ndëshkoj ligjërisht njerëz, ne do tu referojmë fakte drejtësisë për të gjithë aktivitetet kriminale dhe kjo është ajo që po bëjmë.Gjuha që keni përdorur ndaj opozitës, mendoni se është pak e ashpër?Gjuha ime ka qenë dhe do jetë gjuha e një njeriu që merret me politikë në Europë. Ju sfidoj të përktheni në gjuhë e Europës të gjithë fjalimet e mia. Ajo që kam thënë se do paguani më shumë ka qenë për taksat.Duhet të përgatiten bizneset për muajt e parë të vitit?Taksim progresiv në kuptimin klasik të fjalës nuk do ketë për bizneset. Do ketë dy nivele taksimi , biznesi i vogël do paguajë shumë më pak se çpaguan sot. Nga ana tjetër unë si Kryeministër do paguaj më shumë taksa, sesa një mësuese apo infermiere. Progresionin e kemi bërë të qartë që në fushatë, paketa fiskale do ta rikonfirmojë.A është shkrirja e njësisë së krimit ekonomik një shenjë hakmarrje për përgjimet?Unë jam në dijeni të përgjimeve, por jo nga kjo njësi. Kjo është shkrirë për aktivitet të paligjshëm me lojërat e fatit.Pse nuk i dhatë një shans opozitës për të mos prishur konsensusin për nëpunësin civil?Ne e riprovuam. Kanë qenë 4 anëtarë të qeverisë që janë ngarkuar për të negociuar me opozitën. Opozita ishte dhe do jetë gjithmonë e ftuar të japë opinionin e saj përmes dialogut, nëse ajo jep zgjidhje më të mirë sesa ne jemi të gatshëm ta përqafojmë pa asnjë hezitim. Unë nuk mbaj mend asnjëherë gjatë rrugës opozitare që të na kenë kërkuar për të biseduar, apo Kryeministri të na ketë ftuar publikisht për të votuar për një çështje që ka pasur votat. Ne jemi zgjedhur për të drejtuar vendin duke respektuar dhe opozitën.Cfarë marrëdhënie keni me ish kryeministrin e vendit?Asnjë marrëdhënie. I kam bërë një ftesë për takim, është refuzuar.Berisha deklaroi se është ende në politikë, ju e konsideruar thjeshtë deputet?Për mua është thjesht deputet.Përse i konsideroni shuplaka votat e shqiptarëve?Në rast se unë do të isha njeriu që do kisha udhëhequr një parti për të fituar zgjedhje dhe do kisha marrë mbrapsh një rezultat të tillë do kisha kurajon të tregoja me gisht fitimtarët.Çfarë bëtë në tre muaj tranzicion?Koha ikën shumë shpejt dhe unë tik-takun e kohës e kam shumë shpejt, për mua ajo kohë është shumë larg. Nuk ja vlen të humbasim kohë duke kujtuar se cfarë kemi bërë në tranzicion.Si i përgjigjeni akuzave që thonë se po veproni në paligshmëri të plotë?Kam pasur kohë të flas përmes fjalës tani flas përmes punës. Kemi filluar të punojmë që askush të mos shkelë ligjin. Arbitrariteti nuk ka standarde, ne po veprojmë me standarde, jo arbitraritet. Të gjitha ato që kemi bërë janë ligjore.Drejtoret e reja, drejtuesit e rinj, çfarë kriteresh keni ndjekur në këto emërime?Unë jam shumë krenar edhe nga zgjedhja edhe nga puna e përgjithshme. Kriteret janë terësisht profesionale, njëra ka studiuar me rezultate të shkëlqyera në universitete prestigjoze në botë, tjera ishte drejtore në një bankë këtu në Tiranë. Ishin në rrugën e profesionit dhe kanë ambicien për të marrë përsipër këtë sfidë shumë të madhe.Gabuat kur thatë se i zgjidhët se janë të pamartuara?Është një abuzim sa provincial sa skandaloz për ata që kanë deformuar fjalët e mia. Unë e di sa të afta janë gratë që kanë edhe fënmijë, të cilat gjenden në rolin e Ministrave.Emërimi i Drejtorit të prëgjithshëm të policisë së shtetit, opozita akuzon se e keni bërë në paligjshmëri për tre arsye?E pres me padurim interpelancën, për të tre këto tema që përcakton opozita.Emërimi i drejtorit të Albetrol?E vërteta është që personi i emëruar ka punuar pranë deputetit Koco Kokëdhima. Por të thuash që emërimi është bërë nën presion është gënjeshtër, madje e kundërta është e vertëtë. Deputeti nuk ka qenë në dijeni të këtij emërimi, madje ka qenë i palumtur. Të jeni e sigurt se shumë shpejt rezultatet do të flasin nëse ka qenë i goditur apo jo. Për mua me rëndësi është që njerëzit të flasin me gjuhën e rezultateteve, edhe kritikat të ballafaqohen me rezultatet, pastaj opinionet janë të ndryshme.A do ketë klientë të rinj qeveria juaj, apo do ketë reprezale për ata të Berishës?Nuk kemi mandat për të bërë reprezale ndaj askujt, kemi mandat për të mos falur asnjë që shkel ligjin. Ne do jemi të fokusuar në përpjekjen për të garantuar konkurencën e lirë dhe meritën.Qëndrimi juaj joeuforik për rekomandimin e dhënies së statusit pati shumë interpretime, pse nuk ishit?Nuk kam qenë asnjëherë euforik për këto gjëra. Asnjë vend nuk ka bërë festat qeveritare dhe as një qeveri si ka rënë daulleve si në këtë vend në një proçes që të gjithë kanë pasur ambicie dhe ata prandaj janë atje ku janë dhe ne jemi këtu ku jemi sot.Fotografia juaj me Erdogan, e kanë quajtur të rrezikshme?Këta janë idiote. Turqia është një anëtar i NATO-s. Kryeministri turk është një mbështetës i shqiptarëve, ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën ata që këta vazhdojnë të flasin nuk do ta bëjnë edhe po të kishin 7 jetë. Është Kryeministri që lobon sot e gjithë ditën për njohje të reja për Kosovën. Në lidhje me fotografinë jam i lumtur që kam qenë i ftuar në shtëpinë e një miku të rinisë së këtij Kryeministri. Ne e kemi shpallur ne programin tone me kohe Turqine si partnere strategjike. Kryeministri Erdogan eshte partner dhe aleat i SHBA dhe vendeve me te fuqishme te BE, ne funksion te asaj qe Turqia sot perfaqeson. Kjo eshte nje miqesi qe ne shqiptaret jemi te interesuar ta ushqejme se jo vetem nuk kemi pare keq, por kemi pare mire. Kur e akuzon tjetrin per dicka pa fakte e akuzon per dicka qe ti do te beje ne vendin e tij. Keta do beni pakt me djallin ese e kane bere, do shisnin Shqiperine ne cdo ankand se e kane bere, si mund te kecenojne aletatet e ketioj vendi.Marredhenia me Presidentin Nishani?Eshte krejt normale, ska asnje problem.Po afron dimri do merrni masa per Shkodren?Ne do bejme çeshte e mundur te mos kete permbytje per shkak te qeverise.Cfare do te beni me televizionin publik shqiptar?Do ta bejme televizion te publikut shqiptar.