Mazhoranca “ok” buxhetit, pas 10 orë diskutime miraton me 79 vota aktin normativ
Pas më shumë se 10 orësh diskutime, Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro dhe 42 kundër aktin normativ për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin e buxhetit 2013. Kështu mazhoranca e majtë ka kaluar edhe testin e dytë përballë opozitës, pas miratimit të aktit normativ për “Për nëpunësin civil”.
Me kete akt normativ, qeveria parashikon shkurtimin me rreth 16.2 miliardë lekë të shpenzimeve, nga të cilat 10.2 miliardë lekë janë shpenzimet korrente dhe 6 miliardë lekë shpenzimet kapitale, të njohura ndryshe si investimet.Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama akuzoi qeverinë Berisha se ka lënë qeverinë e shqiptarëve të zhytur në borxhe. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili akuzoi opozitën aktuale se ka lënë qëllimisht buxhetin një tokë të djegur.
Cani tha se me aktin normativ po përpiqet për të mbajtur stabël borxhin publik si dhe shkurton në maksimum shpenzimet e ministrive dhe të kryeministrisë.
Nga ana e saj opozita kërkoi tërheqjen e aktit normativ, duke e quajtur të paligjshëm. Ish- kryeministri Berisha e cilësoi si një skenar ogurzi, që e bën të pashmangshme rënien në recension të vendit.
Me rritjen e re, borxhi publik i vendit prek nivelin e 68% të PBB-së, pa përfshirë këtu detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, që e çojnë këtë tregues në mbi 73%.
Akti normativ, Berisha: Në të 40-tat e saj, qeveria dekret ndëshkues për shqiptarëtQë prej orës 10:30 vijon debati mes deputetëve në seancën maratonë për aktin normativ për rishikim të buxhetit 2013. Në vijim të diskutimeve kreu i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka, kritikoi largimin nga seanca të Ministrit të Financave dhe Kryeministrit Rama, për një çështje kaq të rëndësishme sa buxheti. Paloka ka akuzuar qeverinë se edhe pse nuk ka para për të bërë pagesat, udhëton me shpura të mëdha jashtë vendit, duke paguar bileta në klasin e parë apo të biznesit nëpër avionë. Deputeti demokrat paralajmëroi Kryeministrin se me një strategji të tillë1 milion votat e pretenduara , do ti kthehen në 1 milionë shkelma.
“Sot gjendemi përpara aktit të parë serioz të kësaj qeveria. Ky është akti i parë real i kësaj qeverie. Sot Rama tha se, do ju çojë drejt humnerës. Ka kaq kohë që përsërisin dhe sot thonë që qeveria Berisha u paska lënë një grop. Edhe sot po çojnë vendin drejt një grope dhe prap thonë që fajin e ka Saliu. Problemi është që ngjyra e mobiljeve duhet ti përshtatet me ngjyrën e çorapeve. Si është e mundur që një qeveri që nuk ka para për invalidët, paguajnë bileta avionësh në klasin e parë dhe biznes. Si është e mundur që një qeveri ska naftë, të shkojë me helikopter atje ku shkohet në këmbë. Ky zotëria që çan për invalidët, veshet me kostume 10 mijë euroshe.Ne këtej me të vërtetë nuk veshim Versaçe, jo se nuk i njohim siç bëre ironi ti, por nuk i bëjmë dot pa para, siç i bën ti të gjitha. Asgjë nga këto nuk bëhen pa para, por me paratë e atyre derdhnin lot krokodili. Kështu siç e ke nisur ti zotëri nuk do i arrish ato katër vite. Se sa do durojnë shqiptarët, duke u vënë edhe borxhin, ta shohim se sa do durosh, jo ata që na kanë votuar ne, por ato 1 milion shuplakat që mund të kthehen 1 milionë shkelmat”tha ai.Në kundërpërgjigje të tij, deputeti socialist Blendi Klosi akuzoi qeverinë “Berisha” se ka bërë sabotazh ekonomik, duke lënë një tokë të djegur pa inventare.
“Kur ju erdhët në pushtet në 2005 i gjetët të gjitha gati, me inventar. Po sot ku janë inventaret? Në asnjë zyrë nuk keni dorëzuar inventarët. Muajt e tranzicionit nuk ishin për tu bërë gati inventaret, por grabitët çmundët në këtë muaj. Realiteti që ju ngritët ishte mashtrues.Shifrat tuaja kanë qenë të gënjeshtra dhe smund të dorëzoni sot një inventar pasi do të ishte një inventar i mashtrimit. Nuk treguat këtu shifrën e katastrofës ekonomike. Si mund të thonit ju që keni marrë borxhe mbi borxhe për salltanetet tuaja, për të paguar një administarë super të fryrë.Ujërat e zeza derdhen përsëri në qytetin e Durrësit, mu në mes të Durrësit. Segmenti Tiranë-Durrës është në gjendje të mjerueshme, segmenti Fushë Krujë-Milot është rrugë aksidentash. Rruga e Arbërit nuk ekziston edhe pse keni prerë disa herë shiritat dhe keni marrë kaq shumë borxhe. Ne e dimë që Berisha ka përgjuar, por meqë i përgjove pse nuk i çove në bankën e të akuzuarve, por këto përgjime kanë shërbyer vetëm për të luftuar bizneset. Keni punuar dhe bërë një inventar, anti qeveri, anti shtet. Kurumi, 3 milionë euro dëm fiskal, nafta, 4 milionë euro, evazion fiskal. Lojërat e fatit, një situatë abuzive. Janë vetëm 40 ditë dhe janë të gjitha këto fakte. Ju nuk keni inventar se do të tregonte borxhin real, që ka mësues për tu paguar, policë në detyrë për tu paguar dhe çdo gjë u la në errësirë dhe ato karriget në 6 muaj e fundit i shërbyet vetëm lënies së tokës së djegur. Gjatë kohës së tranzicionit kemi rënëie të ardhurash, mos pagesa, fatura të reja. Kjo që keni bërë ju, është sabotazh ekonomik. Dhe këtë e kam të thënë nga administratorë që keni çuar për likujduar fatura. Jeni ju që tokën e djegur e sollët në ’97. Po të njëjtët gjë donit të bënit. Po ata armë që u morën në 1997 vrasin ende shqiptarët. Ka qenë qëllim i paramenduar kjo gjë, i qëllimshëm dhe kriminal. Dhe për këta njerëz ka vetëm një përgjigje, duhet ndëshkim”, tha Klosi.