PE rezolutë pro dhënies së statusit kandidat për Shqipërinë

Dialogu politik është elementi kyç që e çon Shqipërinë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat. Raportuesi për Shqipërinë në Komitetin e Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, Nikola Vuljaniç, ndër të tjera ka bërë thirrje që të vijojë puna përsa i takon respektimit të shtetit të së drejttës, luftës ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.Vuljaniç gjatë raportit të prezantuar ka vlerësuar klimën në të cilën janë mbajtur zgjedhjet parlamentare në qershor të këtij viti. Nenvizojme, është shprehur raportuesi i PE se, se integrimi europian duhet të jete nje perpjekje kombetare dhe nje projekt gjithperfshirje mes partive politike dhe shoqerise civile.Ndërkohë që është vlerësuar progresi i axhendës së reformave, e cila shpreh besim në potencialin e Shqiperise dhe perkushtimin e saj per të ecur perpara drejt rruges së saj europiane.Shqipërisë i është përsëritur apeli që të vijojë të japë rezultate që lidhen me prioritete kyçe të shprehura nga Komisioni Europian në progres-raport. Në veçanti sa i takon respektimit të shtetit të së drejtës, luftës ndaj korrupsionit e krimit të organizuar.Në raport kërkohet gjithashtu që të bëhen përpjekje të mëtejshme në forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe efiçensës së sistemit gjyqësor duke përfshirë këtu, KLD, strukturat që lidhen me te drejtat e njeriut si Avokati i Popullit si dhe Komisioneri per mbrojtjen ndaj diskriminimit.Vëmendje prej raportuesit është kërkuar edhe në lidhje me zbatimin e të drejtave të minoriteteve si dhe të ndërhyhet që media të mos jetë e ndërvarur prej politikës.Rezoluta nënvizon nevojën e reformave social-ekonomike, ku thekson se duhet te merren masa për mbledhjen e taksave dhe të luftohet ekonomia informale që pengon prespektivën ekonomike.Rezoluta e raportuesit të Parlamenti Europian është mbyllur me një apel drejtuar Këshillit të Europës që të njohë progresin e Shqipërisë dhe ti ofrojë asaj statusin e vendit kandidat në dhjetor.Përpara se të miratohet nga Komisioni i Jashtëm e më pas nga Parlamenti Evropian, rezolutës mund t’i bëhen amendime nga europdeputetët. Nëse ajo do të kalonte përpara mbledhjes së dhjetorit, do të ishte një plus për Shqipërinë, duke qenë se disa vende kandidate janë ende skeptike. Për të marrë përkrahje për Statusin, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati do të udhëtojë në javët e ardhshme drejt Parisit dhe Berlinit, dy kryeqendrat e Bashkimit Europian.