Ishte arratisur nga burgu i Shënkollit, arrestohet në Mamurras 34-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2013, 16:13
Një i kërkuar nga policia për vjedhje me armë dhe për arratisje nga burgu është vënë sot në prangat e policisë së Kurbinit.Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar 34-vjeçari Enver Diva, një person mjaft i rrezikshëm i cili ishte shpallur në kërkim prej kohësh nga policia.Sipas policisë, Diva është dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të vjedhjes me armë dhe vuante dënimin në burgun e Shën Kollit në Lezhë.Sipas informacioneve, 34-vjeçari kishte mundur të arratisej nga burgu dhe vetëm sot policia bëri të mundur prangosjen e tij.