Rrëshen, vetëvaret në banesën e tij 57-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2013, 18:04
Një person i ka dhënë fund jetës duke e vetëvarur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku shtetasi Preng Lleshi 57 vjeç është gjetur i vetëvarur në banesën e tij nga familjarët.Kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë lajmëruar dhe efektivët e policisë të cilët kanë shkuar në vendngjarje. Ndërkaq blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që e kanë çuar 57-vjeçarin në vetëflijim.