Burgjet, inagurohen laboratorët e testimit të virusit HIV dhe hepatiteve të të dënuarve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shoqata Kombёtare “STOP AIDS” nё bashkёpunim me UNFPA po zbaton projektin“Fuqizimi i grupeve tё rrezikuara pёr tё praktikuar sjellje tё shёndetshme”, i cili synon parandalimin e HIV/AIDS dhe Hepatitit B/C nё popullatën e burgosur në vendin tonë.Për të inauguruar sistemin e ri laboratorik, u mbajt sot një ceremoni në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimit Penal “Ali Demi” (325).
Të pranishëm në ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, z. Artur Zoto, Drejtori i Policisë së Burgjeve, z. EnrikS ulejmani, Drejtuesi aktual i IEVP Ali Demi,z. Kadri Sula, si dhe përfaqësuesi i organizatës Stop Aids,z. Arjan Boçidhe fondit UNFPA, me përfaqësues z. Ian McFarlane, drejtor për Moldavinë dhe Shqipërinënë UNFPA dhe znj. Elsona Agolli, përgjegjëse për çështjen gjinore në UNFPA- Shqipëri.Në fjalën e hapjes, drejtori Zoto tha se kjo është një nismë për tu përgëzuar, pasi sjell një qasje të re në aspektin shëndetësor të të burgosurve.“Që në ditët e para të punës time si Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, jam njohur me shumë projekte të OJF-ve, që mbështesin punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të garantuar më shumë standarde në trajtimin e personave me liri të kufizuar. Në mënyrë të veçantë, dëshiroj të ndalem dhe të vlerësoj kontributin disa vjeçar të organizatës STOP AIDS. Kryerja e depistimeve që në momentin e pranimit të të paraburgosurit apo të dënuarit në institucion, si një nga rekomandimet e Komitetit për Parandalimin e Torturës (CPT) dhe të Avokatit të Popullit, jo vetëm i shërben diagnostikimit të hershëm të sëmundjeve, por është një detyrim institucional në përmbushje të standardeve ndërkombëtare për një kujdes adekuat shëndetësor në sistemin e burgjeve.”- u shpreh në fjalën e tij Drejtori Zoto.Më tej, z. Artur Zoto theksoi se kujdesi shëndetësor konsiderohet një faktor i rëndësishëm zhvillimi për Qeverinë Shqiptare.Për këtë arsye, në përputhje me politikën shëndetësore dhe programet kombëtare të parandalimit dhe trajtimit të hershëm të sëmundjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të angazhohet maksimalisht për realizimin e një sistemi të kujdesit shëndetësor, që ofron akses të plotë dhe garanton cilësi.Sipas drejtorit ekzekutiv të Stop Aids, z. Arjan Boçi, ky projekt vjen për t’i paraprirë epidemive të mundshme në burgjet e vendit.“Sot, pёrqindja e kёtyre infeksioneve nё sistemin e burgjeve nё vendin tonё ёshtё nё shifra tepёr tё ulta, krahasuar me popullatёn e pёrgjithёshme apo burgjet e tjera nё rajon, Evropё e mё tej. Pёr t’i paraprirё shpёrthimeve tё mundshme tё kёtyre infeksioneve, por edhe pёr tё rritur kapacitetet parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese nё sistemin e burgjeve, OJF “STOP AIDS” nё bashkёpunim me UNFPA po zbaton njё ndёrhyrje efektive, fillimisht nё Burgjet “Ali Demi” dhe “Vaqarr”- u shpreh z. Boçi.Pjesë e aktivitetit ishte edhe testimi në kohë reale, në praninë e mediave, i kësaj teknologjie të re në Qendrën e parë të Testimit dhe Këshillimit Vullnetar, qëu vendos në mjediset e IEVP Ali Demi (325) të Tiranës.Në fund të ceremonisë, u zhvillua edhe një bashkëbisedim i hapur i drejtorit Zoto me të dënuarat e IEVP Ali Demi (325).Të dhënat e projektitProjekti konsiston në hapjen e laboratorëve në dy burgje, atë të Ali Demit dhe të Vaqarrit, trajnimin e personelit social-shëndetësor mbi kёshillimin e personave qё kryejnё kёto testime, trajnimin e personelit mjekёsor nё Institutin e Shёndetit Publik pёr pёrdorimin me sukses tё kёtyre teknikave, si dhe krijimin e sistemit te vёzhgimit epidemiologjik nё sistemin e burgjeve nё lidhje me HIV/AIDS, Hepatitet, IST, etj.Kjo ёshtё njё ndёrhyrje qё zbatohet pёr herё tё parё nё sistemin e burgjeve dhe konsiston nё ngritjen e Qendrave tё Testimit dhe Kёshillimit Vullnetar (QTKV) pёr HIV/AIDS nё sistemin e burgjeve. QKTV do tё shёrbejnё jo vetёm si qendra testimi, por dhe si qendra referimi pёr burgjet e tjera, dhe mbi tё gjitha si qendra kёrkimore dhe shkencore pёr vetë sistemin e burgjeve.