Spiropali me menaxheren e IFC: Financim 60% të projektit për sistemin kompjuterik ‘ASYCUDA’
Drejtorja e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali, priti në një takim znj. Violane Konar Leacy, Menaxhere e Projektit Rajonal për Logjistikën Tregtare dhe stafin mbështetës në Shqipëri.IFC, anëtare e World Bank ka asistuar me projekte për lehtësimin e tregtisë në vazhdimësi dhe ka iniciuar “Marrëveshjen-kuadër ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë”.Znj. Konar Leacy i dha zj. Spiropali një ‘lajm të mirë’, se IFC merr përsipër të financojë 60% të Projektit për të përmirësuar sistemin tonë kompjuterik ‘ASYCUDA’ dhe harmonizuar atë me sistemin e Kosovës.“Duke vlerësuar klimën e rënduar me biznesin dhe përpjekjet serioze të Qeverisë për t’i dhënë zgjidhje problematikave të mbartura, IFC merr përsipër të financojë 60% të Projektit për të përmirësuar sistemin tonë kompjuterik ‘ASYCUDA’ dhe harmonizuar atë me sistemin e Kosovës”tha ajo.Zj. Spiropali vlerësoi pa masë përpjekjet dhe besimin e IFC si dhe u angazhua për të kontaktuar me donatorë për realizimin e projektit.Drejtorja e Përgjithshme e Doganave dhe IFC nënvizuan që koordinimi mes organizmave të ndryshëm, donatorëve dhe Administratës Doganore kërkon një hop cilësor dhe fleksibilitet.Për këtë u ra dakord për takime periodike në nivel të lartë teknik.