Akti normativ,Rama: Reforma në ekonomi, drastike por e nevojshme

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar aktin normativ si një masë të dhimbshme por të  nevojshme normativ për buxhetin e shtetit.Duke folur në seancën plenare, Rama u shpreh se qeveria do të ndërmarrë masa drastike për përmirësimin e situatës ekonomike në vend.'Jemi këtu për të diskutuar për të marrë një masë së detyruar por edhe të dhimbshme që shënon fillimin e një reforme drastike që ne do ti bëjmë ekonomisë dhe financave të vendit. Ka shumë për të thënë sot por pa pretenduar që kam zgjedhur shembujt më të mirë disa shembuj do ti sjellë këtu për ti thënë qytetarëve se për çfarë jemi mbledhur sot dhe ku është problemi që duhet të zgjidhim me këtë akt normativ. Një shembull është buxheti i detyrohet personave më në hall të kësaj qeverie, PAK një shërbim modest për vetë kushtet e Shqipërisë por që për ta do të thotë buka e gojës.  Buxheti i shtetit i detyrohet PAK një shërbim modest, por që për ta do të thotë një fjalë bukën e gojës. Për këtë bukë goje buxheti i shtetit i miratuar nga ata që në 23 qershor morën 1 mln shuplaka parashikonte 174 mln dollarë. Nga këto, në prill, maj qershor, muaj që përkojnë me fushatën elektorale janë shpenzuar 94 % të fondit, pa dashur kush t’ja dijë se ku do ta gjejnë në korrik, gusht, shtator, tetor, e deri në dhjetor bukën e gojës ata që s’kanë asnjë mundësi tjetër vec se të presin ditën e parave. Keni harxhuar 94% dhe sot janë vetëm 7 mln dollarë dhe radha e invalidëve pret me sytë nga qielli bukën e gojës. Shembulli i dytë lidhet më prillin, majin dhe qershorin. Ky vend ka edhe një fond për emergjencat civile dhe një rezervë për ato raste që nuk janë pak por të përsëritura. Miellin e keni kursyer duke e lënë në 30 mijë kg.  0 kg fasule nga 30 mijë që duhet të kishte atje” tha Rama.Gjithashtu kryeministri njoftoi se sot në orën 17:00 mblidhet këshilli ekonomik kombëtar ku sëbashku me përfaqësuesit e FMN-së dhe Bankës Botërore do të trajtohen çështja e krizës së thellë ku opozita e sotme e ka lënë vendin dhe për përballimin e situatës në kushtet ku sipas tij arka e buxhetit të shtetit është bosh.Rama ka akuzuar opozitën se gjatë kohësh që ishte në pushtet ka shtuar borxhet në kurriz të shqiptarëve.“Ne jemi për të lehtësuar dhimbjet e një populli të tërë që I keni marrë paratë por edhe fytyrën duke e bërë qeverinë borxhlijen e madhe ndaj sistemit eletro-energjetik shqiptar. Ju u keni prerë ushqimin ushtarëve të këtij vendi. Keni degjeneruar familjet e tyre dhe tërë bota e di që për të çuar ushtarët në Afganistan merrnit mijëra euro dhe vini këtu dhe na tregoni përralla me mbret.  Mbretin mbajeni tju rrojë por përrallat tregojini njëri tjetrit. Në këtë vend nuk do pritet më shirit për të marrë vota. Borxhet që u ngarkohen atyre që lëvizin në karrocë, borxhet për të prerë shirita dhe për të thënë rrugë rrugë rrugë nuk do të ketë. Për të gjitha arsyet keni ngrënë 1 milion shuplaka pastaj na pyesni ne se për çfarë jemi votuar ne” u shpreh Rama.Mbajtja e premtimeveRama i është përgjigjur edhe akuzave të opozitës për mosmbajtjen e premtimeve të bëra gjatë fushatës elektorale.“Nëse ka akoma kush durimin të dëgjoj më vjen shumë mirë që keni marrë përsipër të kërkoni mbajtjen e premtimeve, ajo duhet të bëni, por sot 30 ditë numërojini, në 4 vjet duhet të numëroni shumë ditë, ajo që u them është që sot është ende koha që ju të jepni llogari e do ta jepni para popullit për këtë gjendje që keni lënë, ne do ta japim pa as më të voglin dyshim para popullit pas 4 vitesh, qysh në projekt buxhetin e parë që dot vijë menjëherë pas këtij akti e qysh në paketën e parë fiskale do të shikoni që ne jemi shumë seriozë me premtimet, kush fiton më shumë do paguajë më pak, që në këtë projekt buxhet” tha Rama.Akuzat qeverisë së kaluarRama akuzoi qeverinë e kaluar për rimbursime TVSH-je për kompani  fantazmë që nuk ekzistojnë. “I keni marrë para invalidëve, ushtarëve, policëve, atyre që me ligjin tuaj të buxhetit, ju detyroheshit korrektesë dhe i keni cuar këto para për të rimbursuar kompani që nuk ekzistojnë, ku ka shkuar, kush i ka marrë, kjo nuk është çështje që do e zgjidhim ne, ne kemi ardhur në qeveri për t’iu përgjigjur ekzigjencat që gjykatësin popull e cuan drejt nesh, duke na dhënë një votë plebishitare, shumicë të cilësuar kushtetuese, konsensus kushtetues i bazuar në konsensusin popullor, që pas katër vjetesh të na gjykojnë se cfarë bëmë me keto 84 vota që na dhanë. Ju jeni të lirë, në zgjedhjen tuaj, as keni dëgjuar e as do dëgjoni, ato që opozita ka dëgjuar, e as do keni arsye të bëheni viktima, të ndiheni keni të drejtë, por jeni viktima të zullumit që keni bërë” tha Rama.