Depistim masiv në 2014, mamografi falas dhe financim për ilaçet anti-tumoriale
Neglizhencë, kosto financiare apo mungesa e aparaturave në spitale ka sjellë që depistimet nga kanceri i gjirit të mos jenë në nivele e duhura.Mbi 300 vdekje në vit i atribohen kancerit të gjirit dhe pacientët shkojnë tek mjeku në gjendje të agravuar. Por tashmë jo të gjitha femrat duhet të shkojnë në spital ee qëndra shëndetësore për një konsult mjekësore, mjeku i familjes do të bëjë punën më të madhe.Në çdo shtëpi ata do të konsultojnë pacientët e tyre dhe do i adresojnë nëse është e nevojshme në bërjen e mamografisë. Shërbim ky që do të jetë falas gjatë 2014.Drejtori i IKSH-së Astrit Beci tha se do të dyfishoj financime për blerjen e ilaçeve anti-tumorale.Përgjatë 2013 janë kryer 1342 mamografi te kryera. Por kjo ndodhë vetëm në spitale ku nuk mungojnë aparaturat sepse realisht kërkesat janë disa herë më të larta.