Aksidenti tragjik në Shkodër, "arrest në burg" për shoferin e kamionit
Dy ditë pas tragjedisë të ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën 5 të rinj, Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për shoferin e kamionit Prend Ndreca.Gjykata e akuzon Ndrecën për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor .Nga salla e gjyqit drejtuesi i i kamionit i ka shprehur ngushëllime familjeve të 5 të rinjve për humbjen e thellë, ndërsa ka thënë se automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ishte me shpejtësi.Në seancën e gjyqit, shoferi i kamionit ka kërkuar ekspertizën, pasi sipas tij nuk ka pasur probleme me ndriçimin e mjetit, si dhe ka hapur sinjalin para se të dalë në rrugën kryesore, pasi po udhëtonte nga Fushë-Arëz në drejtim të Tiranës.Ndërsa, sipas burimeve nga grupi hetimor bëhet e ditur se nga veprimet e kryera në vend deri më tani, rezulton se grupi i të rinjve nuk e ka parë fare kamionin, që po futej nga rruga dytësore në atë nacionale.Aksidenti tragjik ku humbën jetën 5 të rinj ka ndodhur dy ditë më parë në Krye Bushat të Shkodrës.