Holanda “skeptike” për statusin, Timermans: Do provoj të bind qeverinë për “ok”
Qeveria shqiptare i kërkon Hollandës mbështje për marrjen e statusit kandidat në mbledhjen e këshillit të ministrave të BE-së në dhjetor.Ministri i jashtëm Ditmir Bushati u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e tij hollandez , Frans Timmermans se integrimi i Shqipërisë në BE është i rëndësishëm dhe vital.
"Pata mundësinë të falenderoj ministrin e jashtëm të Hollandës për mbështjen që i ka dhënë vendi i tij Shqipërisë në procesin e integrimit në BE që është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe vital për stabilitetin demokratik të Shqipërisë dhe të gjtihë rajonit. Ndamë pikëpamjet e përbashkëta se rruga e Shqipërisë është drejt familjes europiane dhe ky proces para së gjithash ka të bëjë më cilësinë e reformave, me përmirësimin e proceseve demokratike, për nevojën mbi një kulturë tjetër politike por duke mbajtur hapur prespektivën e BE-së. I kërkova mbështjen në lidhje me propozimin e KE-së për ti rekomanduar Këshillit marrjen e statusit të vendit kandidat. Jam koshient që jemi në fazat e përpara por meqë mu dha mundësia në emër të qeverisë shqiptare i bëra kërkesën përkatëse" tha Bushati.Kryediplomati shqiptar theksoi më tej se po aq e rëndësishme sa integrimi i Shqipërisë në BE është edhe edhe ecuria e reformave në vend."Për ne statusi në dhjetor është i mundshëm por jo një proces i përfunduar. Edhe ditën që Shqipëria do të marrë zyrtarisht statusin ju do të dëgjoni ministrin e jashtëm të thojë se procesi nuk ka përfunduar pasi puna është edhe më e madhe për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian” u shpreh Bushati.Timmermans: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE proces i vështirëNdërsa ministri i jashtëm hollandez është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Sipas tij, anëtarësimi ka kërkesa të larta sa i përket zhvillimit ekonomik dhe shtetit të së drejtës.
"Jam i angazhuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe për të parë atë ditë që Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE" tha Timmermans.Duke iu përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare për mbështetje sa i përket marrjes së statusit, ministri holandez u shpreh se ajo do të studiohet përpara se të jepet një përgjigje konkrete."Na bëtë apel për mbështetjen tonë për rekomandimin e statusit në dhjetor dhe kryministri bëri të njëjtën gjë. Kërkesat e Shqipërisë do ti diskutoj në vendin tim. Do të shohim se çfarë do të dalë nga debati që do të bëhet në Holandë dhe në vendet e BE. Përgjigja më e ndershme është tepër herët për të të dhënë një përgjigje të saktë, dhe shtetet anëtare janë ende duke e studiuar. Ne nuk mund të deklarohemi ende pasi progres raporti kërkon një studim të vëmendshëm” tha ai.