Vrasja e Fatbardha Tafës, Prokuroria: Burg përjetë Aldo Hoxhës

Vrau për një varëse, Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Aldo Hoxhën. Janë dashur 25 seanca gjyqësore, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe paraqitjes së fakteve që organi i akuzës të kërkojë dënimin kapital për 20-vjeçarin.Gjatë leximit të pretencës prokurori Endrit Bime argumentoi para gjykatës se për Aldo Hoxhën ka fakte të pakundërshtueshme që është vrasësi i Fatbardha Tafës. Sipas prokurorit në vendngjarje është gjetur kapelja, e cila i përkiste 20 vjeçarit dhe në të janë gjetur fije floku të tij dhe njolla gjaku të viktimës.Në seancë kanë qënë të pranishëm edhe familjarë të Aldo Hoxhës, të cilët nuk e kanë pritur mirë kërkesën e organit të akuzës. Ata u shprehën jashtë kameras se shumë shpejt do të zbradhet e vërteta e kësaj ngjarje.Hoxha akuzohet se 7 gushtit e vitit 2012 vrau Fatbardha Tafën në tentativë për ti grabitur asaj varësen që mbante në qafë. Një mister i pazgjidhur në të gjithë këtë histori vazhdon të jetë bashkëpunëtori i Aldo Hoxhës në grabitjen e cila solli humbjen e një jete. Ndërkohë seanca e radhës ku pritet ndoshta edhe vendimi është data 6 nëntor.