Ditëlindja kthehet në mort, ndërron jetë në spital edhe i mbijetuari i aksidentit
Ka shkuar në 5 numri i viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në aksin nacional Lezhë-Shkodër. Pak minuta më parë ka ndërruar jetë edhe 18 vjeçari Osman Merja, i cili drejtonte automjetin ku udhëtonin 5 të rinjtë.Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore ka qënë e pamundur të mbahet në jetë 18- vjecari për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë si pasojë e perplasjes së mjetit tip audi që ai drejtonte me një kamion, që transportonte lëndë drusore.Përplasja ka rezultuar fatale për adoleshentët që ktheshin pas festimit te nje ditelindjeje. 4 te rinjte e tjere Raelv Dyli 17 vjeç, Xheni Anamali, Ledio Pirani, Orlen Meçe, të tre 18 vjeç, mbetën të vdekur në vend në këtë aksident.Ngjarja tronditi mbarë opinionin publik. Shkodra e shpalli 22 tetorin ditë zie, ndërsa Kryeministri Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha përcollën ngushëllimet e tyre për famijet.Drejtuesi i kamionit, Preng Ndreca, 43 vjeç është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohet si shkaktar i këtij aksident tragjik.