Sherri për parkimin,plagoset efektivi në Tiranë, policia ndalon autorin
Një punonjës i policisë është plagosur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ndodhi reth orës 20:40 tek konviktet e Inxhinjerisë së Ndërtimit në Tiranë.Ka patur një konflikt të castit për motive të dobëta që lidhen me parkimin e një mjeti, dhe për pasojë është goditur me mjete të forta në kokë punonjësi i policisë Gerald Agalliu, 23 vjeç, efektiv i Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore në Tiranë, i cili rezulton se ka qenë jashtë shërbimit.Ai ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është marrë në pyetje nga kolegët e tij për të sqaruar ngjarjen.Ndërkaq shërbimet e komisariatit numër 2 në Tiranë arrtitën që brenda 10 minutash të vinin në pranga autorin e ngjarjes, 20 vjecari Rigert Kola.Grupi hetimor i ngritur për këte ngjarje po heton për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.