FSHZH ndërhyn në Durrës, komunat lidhen me rrugë me autostradën
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka ndërhyrë në të tjera zona rurale ku aslfatimi i rrugëve ndihmon në zhvillimin bujqësor të zonave dhe në anën tjetër duke ndihmuar transportin e mallrave drejt tregjeve kryesore.Këtë herë investimi është në komunën Rrashbull, Katund i Ri e Xhafzotaj në rrethin e Durrësit, zona të banuara këto që do lidhen me rrugë të asfaltuar me autostradën Durrës-Tiranë. Përfituesit në këtë rast janë 12 mijë banorë.Gjendja e rrugës ekzistuese ka qëne e amortizuar, duke u bërë pengesë për transportin normal të njerëzve dhe mallrave. Rruga e re fillon në tregun e makinave të fshatit Shën Vlash dhe përfundon në fshatin Katund Sukth të Komunës Katund i Ri. Duke parë inevestimet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, deputeti i PD në Durrës, Osman Metalla shprehu rëndësinë e kësaj rruge.Në pjesën urbane, rruga ka një gjerësi asfalti prej 6 m. Ajo është e pajisur me trotuare në të dy krahët, ndricim publik si dhe me të gjithë elementët e nevojshëm të infrastrukturës, përfshirë sinjalistikën vertikale dhe horizontale, mbrojtëset anësore në vendet e rrezikshme, kanalizimet e ujrave të bardha, vepra arti etj. Në pjesën tjetër të rrugës, gjerësia e rrugës është 5 m me bankina anësore nga të dy anët e saj.