Lazarati vishet kuq e zi, harrohen parcelat me hashash
Ne keto dite feste komuna e Lazararit te ofron nje tjeter pamje, ndryshe nga imazhi i ngulitur ne opinjonin publik. E ndersa te hysh ne Lazarat është thuajse e pamundur, ne kete 100 vjetor jane hapur dyert per te gjithe. Duket se patriotizmi i ka zbutur lazaratasit, duke i bashkuar ne festime me pjesen tjeter te Shqiperise, duke lene pas interesat e tyre personale.Mbi 150 flamure jane vendosur ne qender te Lazaratit dhe ne rruget kryesore qe lidhin fshatin me Gjirokastren dhe rruget nacionale. Banderola me logon e 100 vjetorit te Pavaresise dhe simbolet kombetare ne permasa te medha jane vendosur ne cdo ballkon te lazaratasve.Komuna ka akorduar nje fond te vecante, i cili eshte vene ne dispozicion te festimeve te 100 Vjetorit, me dekorin e fshatit dhe koncertet festive. Lazarati ka bere detyren morale dhe ate ligjore, per ti dhene ketij pervjetori madheshtine e merituar, eshte shprehur nenkryetari i komunes Lazarat, Islam Gjolleshi.Krahasimisht me qytetin e Gjirokastres, si nje prej qendrave me te medha administrative ne vend, dekori per festen ne fjale le mjaft per te deshiruar. Ne qendren "18 Shtatori" jane vendosur vetem pak flamuj dhe nje banderole me logon e pervjetorit te 100, te shoqeruara me keto shirita shumengjyresh dhe pa simbole kombetare.