Ekspozitë në Itali e 290 objekteve për 100 vjetorin e pavarësisë

Kultura shqiptare ekspozohet në Itali me rastin e 100 vjetorit. 290 objekte dhe ikona të rralla janë ekspozuar në kompleksin vitorian në një prej selive më të njohura në shtetin fqinj. Ministri italian i Kulturës, Lorenc Ornagi, e përcaktoi ekspozitën si pasqyrim të shpirtit të shqiptarëve.“Është vërtet një ngjarje e madhe që pasqyron shpirtin e shqiptarëve. Shqipëria feston në nëntor 100 vjet pavarësi dhe në kuadër të këtij eventi të rëndësishëm ne ekspozojmë në Itali këto vlera të kulturës shqiptare”tha ia.Ministri shqiptar i Kulturës, Aldo Bumci, e vlerësoi ekspozitën si një panoramë e imazhit të Shqipërisë ndër vite.Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Bace, u shpreh se ekspozita është një histori e Shqipërisë në kohëve.Në hapjen e kësaj ekspozite mori pjesë edhe Ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Panariti, historian dhe një sërë personalitetesh të tjera si nga Shqipëria dhe Italia.