Flamuri i Skëndërbeut në kishë, studiuesja Nadini: Dëshmia është piktura

Në kohën kur vendit ka një pavarësi 1 shekullore, historiantët e studiesit kanë përveshur mëngët për gjejtjen dhe analizimin e sa më shumë fakteve historike si dëshmi e së kaluarës. Studiuesja italiane Lucia Nadini, e tërhequr nga zbulimi i të dhënave historike thotë se në kishën Shën Sebastiani në Venedikt, ekziton një pikturë ku valvitet flamuri i Skëndërbeut, fakt ky që do i referohet hulumtimeve të thella studimore, por e dalë për herë në parë në dritë duke zgjidhur një tjetër enigmë historike."Jeta dhe historia e Skëndërbeut është riparë kohët e fundit, por këto imazhe kanë kuptimin e tyre dhe ne shohim për herë të parë në Shqipëri nepërmjet këtij imazhi flamurin e Skëndërbeut që vavlitet nga një njeri i hipur në kalë të bardhë. Interpretimet në këtë rast kanë qënë dhe do të jenë të shumta, por asnjëherë nuk mund të thuhet se është një trillium i autorit, kjo më bën të mendoj që kisha i ka kushtuar rëndësi të madhe përhapjesë së krishtërimit ballkanik"tha Nadini.Profesoresha Nadini, e apasionuar ndaj këtyre gjetjeve është njohur nga publiku shqiptar kur nxori të dhëna se Meshari i Gjon Buzukut është shtypur më 1555 në Venecia, duke hedhur poshtë aludimet e disa albanaologëve se Meshari ishte vetëm një përkthim liturgjik. Nga ky koment, Nadini sjell një tjetër rast studimi, këtë herë flamurin e Skëndërbeut që valvitet në kishën e Shën Sebastianit.