Naço takon ambasadorin e OSBE-së: Korrupsioni ende shqetësues

Ministri i drejtësisë Nasip Naço ka deklaruar sot se korrupsioni mbetet ende shqetësues në sistemin e drejtësisë.Gjatë një takimi me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Florian Raunig, ministri Naço nënvizoi rëndësinë e vijimit të reformave në gjyqësor ndërsa e ka cilësuar OSBE-në si një partner të rëndësishëm në këtë process.“Kemi nisur reformat në sistemin e drejtësisë por na shqetëson korrupsioni .Draftet ligjore që kemi përgatitur ua kemi dërguar institucioneve të tjera për të marrë mendimin e tyre. Jemi në një linjë me me OSBE-në pasi objektivat tona përputhen. OSBE mbetet një partner i besueshëm për Shqipërinë” është shprehur Naço.