Shkeljet, dogana penalizon “Kurum” me rreth 289 mln lekë detyrime

Disa ditë pas konstatimit të shkeljeve në magazinat e kompanisë turke “Kurum”, ka ardhur dhe përgjigjia nga autoritetet doganore. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi sot për vjeljen e shumës së detyrimit doganor të munguar, përkatësisht 72.244.585 lekë detyrim doganor të munguar si dhe 216.733.755 lekë penalitete.“Dega e Doganës Elbasan, me datë 10.10.2013, për shkeljet e konstatuara gjate kontrollit të magazinës doganore të kompanisë “Kurum Internacional” ka marrë Vendimet nr 138, 139 dhe 140, ku penalizon per kundërvajtje administrative këtë kompani me 72.244.585 lek detyrim doganor të munguar si dhe 216.733.755 lek penalitete. Ne total 288.978.340 lek.”- thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.Rreth 10 ditë më parë, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave zhvilloi një aksion në magazinat doganore të kompanisë turke “Kurum”, ku u konstatuan shkelje të rënda ligjore, të cilat i shkaktonin shtetit një dëm në shuma të konsiderueshme.Gjatë këtij aksioni u zbulua mungesa e mbi 4 mijë tonëve hekur e nënprodukte të tjera, të cilat kanë dalë nga magazina në kundërshtim me ligjin.Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh vendosmërine e Administratës Doganore për ndeshkimin e çdo shkelje të Legjislacionit Doganor.