Gjuetia e peshkut, lëndët plasëse po degradojnë rezervuaret
Gjuetia me lende plasese e peshkut ne lagunat e Kune-Vainit ne Lezhe, po i degradon dy rezervatet qe jane te mbrojtura nga shteti.Alarmi per kete situate eshte dhene nga kryeinspektori i peshkimit ne qarkun e Lezhes, Gjok Deda, i cili shprehet se persona te ndryshem e kryejne kete lloje gjuetie prej kohesh pa u shqetesuar nga askush.Sipas tij edhe pse eshte kerkuar disa here ndihma e policise se shtetit per ti ndaluar keta persona, nuk ka asnje reagim.Edhe pse jane zona te mbrojtura, gjuetia e paligjeshme e peshkut ne lagunat e Kune-Vainit ne Lezhe po vijon prej kohesh, duke demtuar floren dhe faunen ne keto zona.Problemi i cili eshte ngritur prej kohesh nga peshkataret e liçensuar, nuk eshte marre parasysh nga organet perkatese, duke i demtuar keta zona me bukuri te rralla natyrore.