Sequi kritika shoqërisë civile: Duhet të jetë më aktive në integrimin e vendit

Ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi është shprehur se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Duke folur në konferencën “Shoqëria civile dhe integrimi europian”, ambasadori Sequi vlerësoi edhe rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian."Shoqëria civile është një komponent kyç i çdo sistemi demokratik.Duke marrë parasysh progres raportin, KE rekomandoi që Shqipërisë t`i jepet statusi i vendit kandidat  në mënyrë që ajo të vijojë të marrë hapa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.Është e qartë që ende ka reforma dhe sfida të vështira që i kemi përpara. Ne besojmë që shoqëria  civile ka luajtur një rol të rëndësishëm për të ruajtur një konsensus të gjërë për vlerat europiane. Ne kemi vlerësuar angazhimin dhe mbështetjen tuaj. Ne theksojmë rëndësinë e hapjes së proceseve gjithëpërshirje dhe inkurajojmë edhe angazhimin e shoqërisë civile në këtë proces" tha Sequi.Ambasadori Sequi i ka bërë thirrjes shoqërisë civile që të jetë aktive dhe të luaj një rol kyç për procesin e integrimit."Raporti i progresit është me rëndësi pasi jep një panoramë objektive dhe përcakton se cfarë duhet të bëjë vendi për të ecur përpara. Informacioni që na keni dhënë ka qënë i pazëvendësushëm për punën tonë.  Shqipëria mund të ecë përpara vetëm me mbështetjen tuaj. Roli juaj është kritik dhe kyc. Integrimi mbetet një përpjekje mbarëkombëtare" shtoi Sequi.Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka garantuar shoqërinë civile per bashkëpunim, duke u shprehur se ministria që drejton është e hapur për dialog me të në të mirë të procesit të integrimit të vendit.