Kusari Lila në garë për Gjakovën: Intensifikim të bashkëpunimit në nivel lokal me Shqipërinë
La pa u menduar dy herë dy poste të rëndësishme qeveritare, dhe iu rikthye për të dytën herë garës për marrjen e komunës së Gjakovës, duke qenë dhe bijë e saj. Mimosa Kusari Lila, në Ora Live shpalosi platformën e saj elektorale dhe arsyen se pse qytetarët e Gjakovës duhet ta votojnë atë si kandidaturë e AKR-së. Pjesë të programit të saj ajo ka dhe bashkëpunimin në nivel lokal me komunat dhe bashkitë në Shqipëri, kryesisht pjesën veriore që kufizohet me Gjakovën, rrethin e Tropojës.“Ideja e zotit. Pacolli për një treg kombëtar të përbashkët me Shqipërinë është ajo që ka bazën në vlerat liberal demokrate, në tregun e lirë por dhe përparësitë që kemi si komb. Kosova dhe Shqipëria në shumë sfera janë komplomentare për njëra-tjetrën, duke filluar nga energjitika, resurset natyrore, nga stinët e vitit, kryesisht nga ajo çfarë mund të funksionojë në shkëmbimet tregëtare me bujqësinë. Ne jemi bashkë si shtete nëshkruese të marrëveshjes së tregëtisë së lirë, prandaj ka një numër të proçedurave të unifikuara, por ende ka pengesa. Jemi dëshmitarë për disa nga pengesat që kemi pasur në barrierat tregëtare tarifore ose jo tarifore, në shkëmbimet tona në nivel mjaft të ulët, edhe pse me një përparim të ndjeshëm dy viteve të fundit pas ndërtimit të Rrugës së Kombit.Besoj se ka hapësirë shumë më të madhe. Ne edhe në 2009 por dhe në 2013 si pjesë të fushatës sonë kemi bashkëpunimin me komunat ose bashkitë në anën tjetër të kufirit, si në aspektin ekonomik, tregëtar, kulturor, historik. Besoj se hapja e kufinjëve, nxitja e bashkëpunimit ekonomik në dy anët e kufirit, nxitja dhe lidhja e institucioneve në aspektin e shkëmbimit të informative për biznesin, turizmin , investimin do jetë në interes të dy vendeve. Karakteristikë për Gjakovën është se një numër i konsiderueshëm i nxënësve dhe pacientëve vinë në Gjakovë, pse mos ta institucionalizojmë, të kemi shkëmbim të informatave, të databazeve të pacientëve dhe studentëve, unfikim të çdo gjëje që ka mbetur pa u unifikuar. Besoj se në një periudhë mjaft të shkurtër kohore, unë e shoh si gjysëm mandati, Kosova, në mënyrë të vecantë komuna e Gjakovës do të mund të tregojë për efektet konkrete të bashkëpunimit të mirëfilltë me komunat apo bashkitë në anën tjetër të kufirit” tha ajo.Duke komentuar idenë e kryeministrit Rama për mbledhje të përbashkëta qeverie Kosovë-Shqipëri, Lila tha se ekziston një vullnet si kurrë më parë në të dy anët e kufirit për të kapërcyer barrierat të cilat janë vënë artificialisht me qëllim apo pa qëllim dhe të mund të përfitojmë më shumë nga elementët bashkuese, sesa ato ndarëse.“Mesazhi i Kryeministrit Rama ka qenë shumë i qartë në kuvendin e Kosovës. Unë isha në ditët e fundit si Ministre dhe biseduam për mjaft iniciativa që mund të konkretizohen. Besoj se edhe iniciativat në planin lokal mund të jenë pjesë e planit qeverisës. Di që dy qeveritë kanë një axhendë në muajin nëntor, do takohen prapë në Prizren. Shpresoj deri atëherë të jem dhe në krye të komunës së Gjakovës dhe të mund t’ia përcjell qeverisë së Kosovës planet dhe aksionet konkrete në nivelin lokal se cfarë mund të bëhet për të intensifikuar bashkëpunimin. Besoj se ekziston një vullnet si kurrë më parë në të dy anët e kufirit që të kapërcejmë barrierat të cilat janë vënë artificialisht me qëllim apo pa qëllim dhe të mund të përfitojmë më shumë nga elementët bashkuese sesa ndarëse që kemi” tha ajo.Po cilat do jenë lehtësirat dhe përfitimet konkrete për veriun e Shqipërisë, nëse gjakovarët me votën e tyre do ta vendosin në krye të Komunës me 3 nëntor?“Lehtësirat që vinë me qeverisjen tonë do jenë drejtëpërdrejt edhe në përfitim të qyetarëve të Tropojës. Objektiv strategjik kemi vënë bashkëpunimin me Shqipërinë pikërisht për këta banorë, për lidhjet që kemi dhe të cilat deri tani kanë shkuar në mënyrë spontane. Por tani ne do ti rrisim në aspektin institucional, të lehtësojmë shkollimin e tyre për të gjithë ata që zgjedhin Gjakovën , të ofrojmë shërbime më të mira shëndetësore për ata që vinë dhe i kërkojnë, mbi të gjitha të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik dhe tregëtar,duke lehtësuar dhe përmirësuar dhe infrastrukturën, rrugën prej nga vinë ata drejt Gjakokvës. Zona e lirë ekonomike që presim të shpallet këtë muaj për Gjakovën do të ketë përfitim të drejtëpërdrejt edhe të Tropojës pasi kjo zonë është kufitare dhe do kemi një qarkullim më të lirë të mallrave dhe shërbimeve edhe për vendet e treta, por kryesisht mes Kosovës dhe Shqipërisë” përfundoi Mimoza Kusari Lila.